“Për reformën duhet të pritet Venecia, si dhe zbatimi në Prill”

Zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit tashmë edhe zyrtarisht kthehen në kryekushtin për Shqipërinë në vlerësimin e ardhshëm për negociatat. Mediat gjermane zbulojnë faktin se ishte Holanda që e cilësoi si të brishtë Reformën Zgjedhore duke kërkuar që të pritet opinioni i Venecias për këtë reformë  dhe zbatimi i saj praktik. Pas video-konferencës së ministrave për çështje evropiane zbatimi i Reformës Zgjedhore u deklarua kushti kryesor edhe nga ministri gjerman Michael Roth.

Shqipërisë i mbeten ende dy çështje të pazgjidhura dhe për t’u plotësuar që lidhen me konkluzionet e Këshillit të ministrave të 24 Marsit, në mënyrë që të mbahet konferenca e pare ndërqeveritare. Së pari, bëhet fjalë për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe së dyti për zbatimin e Kodit të ri Zgjedhor.

Sidoqoftë, fakti nëse negociatat do të hapen se shpejti natyrisht është një temë e vështirë. Dhe sigurisht në një vend të polarizuar si Shqipëria ka konflikte politike  ndaj është e vështirë të gjendet një konsensus mbi kodin zgjedhor. Nëse ne mund të arrijmë një konkluzion të suksesshëm deri nê fund të vitit, akoma nuk mund ta them”, u shpreh Roth.

Në fakt zbatimi i Reformës së re Zgjedhore ishte ndër nëntë parakushtet e Këshillit Evropian për konferencën e dytë ndërqeveritare.

Mediat gjermane theksojnë se Haga kërkoi që Shqipëria të ruajë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të zbatojë një ligj për mediat bazuar në rekomandimet e Venecias përpara se të fillojnë negociatat e pranuara të pranimit. Sipas DW, “stomatologu” Edi Rama mohoi dy javë më parë në bisedimet me gazetarët se kishte ende kushte të hapura. Tani çështja e nxehtë për hapjen e negociatave sipas DW do t’i kalojë në presidencën e ardhshme portugeze të BE në vitin 2021.

Klan Plus