Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo ka marrë propozim nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama për të kandiduar si deputete e PS në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të Klan News, sipas të cilave, mësohet se Bozo e ka pranuar ftesën e Kryeministrit për t’u përfshirë në listat zgjedhore të Partisë Socialiste.

Konfirmimi zyrtar i Luljeta Bozos pritet të bëhet ditën e sotme gjatë prezantimit të kandidatëve të PS nga Rama, sikurse ka ndodhur edhe gjatë ditëve të kaluara.

Kujtojmë se një ditë më parë, edhe shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo pranoi ftesën e Ramës për të marrë pjesë në listat e deputetëve të PS.

Klan News