Nuk përfitojnë kompensim PAA, PLL dhe PBDNJ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur t’i japë Partisë Socialiste nga fondi prej 130 milionë Lekësh 48.6% të vlerës së buxhetit, Partisë Demokratike 39.4%, LSI-së 6.8% dhe PSD-së 2.2%.

Sipas KQZ-së, vlera e një vote të vlefshme është 85 lekë të reja.

Sakaq, Partia Agrare Ambientaliste, ajo e legalitetit dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të përfshira në zgjedhjet e 25 Prillit nuk do të kenë kompensim financiar, pasi në vlerësimin e KQZ-së ato nuk kanë kaluar pragun e 1% të votave.

KQZ-ja gjobiti gjithashtu me gjobë 1 milion Lekë të vjetra disa subjekte, të cilat ende nuk kanë dorëzuar pranë këtij organi raportet financiare, ku nga 131parti, 106 nuk i kanë dorëzuar.

Tv Klan