Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco dhe ambasadorin e BE, Luigi Soreca. Presidenti sqaron se këto takime janë rritur prej tij dhe i ka informuar “rreth takimit, që zhvillova me shoqërinë civile për problematikat, që lidhen me procesin zgjedhor, përfshirë shtyrjen e afatit të kartave të identitetit dhe mundësimin e votimit për shtetasit e prekur nga COVID-19”.

Më tej Meta shton se nuk do të ketë tolerancë për asgjë që pengon dhe intimidon votuesit në 25 Prill dhe se çdo individ që përfshihet në skema të krimit zgjedhor duhet të dënohet.

Vincenzo Del Monaco dhe Ilir Meta, takim në Presidencë

Theksova se do të ketë zero tolerancë ndaj çdo tentative për intimidimin, presionin dhe pengimin e pjesëmarrjes masive në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Çdo individ, që do të përfshihet në skema të krimit zgjedhor, do të ndëshkohet me forcën më të rreptë të ligjit”, shprehet Meta.

Po ashtu kreu i shtetit shton se ka vlerësuar “mesazhin e qartë të Bashkimit Europian se autorët e dosjeve 184 dhe 339 nuk do të amnistohen, njësoj siç nuk do të amnistohet askush tjetër, që do të guxojë të prekë votën e lirë më 25 prill”.

Postimin e mbyll me thirrjen se zgjedhjet e 25 prillit do të vendosin për fatet e Shqipërisë dhe të ardhmen e saj të pakthyeshme evropiane./tvklan.al