Zgjedhjet e 25 Prillit, PR cakton kandidatët për Fierin



Zgjedhjet e 25 Prillit, PR cakton kandidatët për Fierin

23:36 21/01/2021

Partia Republikane ka përcaktuar 16 kandidatët për zgjedhjet e 25 Prillit në aktivin e qarkut Fier.

Në fjalën e tij, kreu i republikanëve, Fatmir Mediu foli për marrëdhëniet me Partinë Demokratike duke nënvizuar se ajo që kërkojnë republikanët është mundësia për të konkurruar dhe për të fituar bashkë me demokratët.

Duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë po kërkojnë republikanët, Mediu tha se ai kërkon një marrëdhënie të Partisë Republikane me Partinë Demokratike, në mënyrë që gjithësecili nga qytetarët të ketë vlerë në zgjedhje.

Tv Klan






Të ngjashme