I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në një intervistë për “Opionin” presidenti Meta ka folur për zgjedhjet e pjesshme lokale, ku është përgjigjur se janë një mundësi e shkëlqyer për Lulzim Bashën.

Blendi Fevziu: A ka bërë një lojë Ilir Meta për të dëmtuar Lulzim Bashën duke shpallur zgjedhjet lokale të parakohshme, e ka gjetur në një moment të dobët?

Ilir Meta: Unë mendoj që kjo është një mundësi e shkëlqyer për Lulzim Bashën që të fitoj kundër gjithë armiqve të tij aq më tepër që ka edhe përkrahjen e jashtëzakonshme të gjithë SHBA, meqë ka pasur pengesë Sali Berishën, Ilir Metën, Edi Ramën. Kjo është një mundësi e shkëlqyer t’ju tregoj vendin të gjithë armiqve të selisë së tij. S’ka asnjë problem.

Blendi Fevziu: E keni kapur në një moment të vështirë për të. Për arsye të problemeve të brendshme në parti.

Ilir Meta: Jo, ky është momenti më i mirë. Ai ka përkrahjen e gjithë Amerikës, Europës. Nuk i ka pasur këto se më përpara kishte doktorin në krah etj. /tvklan.al