Partia Socialiste ka zgjedhur kandidatët me të cilët do të paraqitet në zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 Mars në 6 bashkitë e vendit.

Kështu, për Bashkinë e Durrësit, Kryesia e PS vendosi që të kandidojë Emirjana Sako, kryebashkiaken aktuale të komanduar.

Në Shkodër u caktua si kandidat për bashkinë Majlinda Agoni që aktualisht është Prefekte e qarkut.

Në Dibër PS do të kandidojë Rahim Spahiun 55 vjeç, me karrierë në administratën publike dhe sistemin bankar.

Në Vorë PS do të kandidojë Blerim Sherën kurse për Bashkinë e Rrogozhinës do të kandidojë Edison Memolla, i cili është aktualisht në këtë detyrë.

Ndërsa për Bashkinë e Lushnjes, drejtuesi politik i këtij qarku, Taulant Balla, tha se kandidati do të caktohet të martën në mëngjes pasi do të bëhet një anketim publik për kandidatin.

Unë jam prej muajit Shtator drejtues politik në Lushnje dhe Fier dhe në mekanizmin e përdorur për t’u konsultuar me shoqërinë civile, me sipërmarrjen, me fermerët, duhet dhe një konsultë më e gjerë me popullin e Lushnjes. Do ta keni shumë shpejt ditën e martë”, u shpreh Taulant Balla. /tvklan.al