Fushata për zgjedhjet lokale të pjesshme më 6 Mars do të nisë më 19 Shkurt. Komisioni Rregullator në KQZ vendosi në këtë mënyrë miratimin e propozimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Partia Demokratike kërkoi më herët që data e nisjes së fushatës të ishte 7 Shkurti, me argumentimin për të pasur kohë kandidatët. Por kjo u rrëzua nga anëtarët e Komisionit Rregullator sepse sipas tyre kjo datë është e pamundur për shkak të afateve të vendosura./tvklan.al