Zgjedhjet e reja, “misioni i pamundur” i Johnson

Zgjedhjet e reja, “misioni i pamundur” i Johnson

20:50 09/09/2019

Kryeministri pritet të refuzohet sërish nga Parlamenti

Parlamenti britanik pritet të votojë mbrëmjen e kësaj të hëne mocionin e çuar përpara nga qeveria, për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshmë më 15 Tetor.

Ashtu si në votën e parë, javën e kaluar, edhe këtë herë shumica e deputetëve pritet të rrëzojë kërkesën e qeverisë së Boris Johnson, duke i dhënë këtij të fundit goditjen e dytë brenda pak ditëve. Opozita e drejtuar nga laburistët, ka arritur të sigurojë shumicën parlamentare, falë zhvendosjes në kampin tjetër të konsrvatorit Philip Li.

Pas votimit për zgjedhjet e parakohshme, parlamenti britanik do të pezullojë punimet për një afat 5-javor, me kërkesë të Kryeministrit Johnson.

Gjatë seancës së sotme, kryeparlamentari njoftoi dorëheqjen brenda 31 Tetorit, kur është afati i Brexit, duke i dhënë fund drejtimit 10-vjeçar të Parlamentit britanik.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT