Britania voton sot për parlamentin e PE – TV KLAN

Britania voton sot për parlamentin e PE

Procesi ka marrë formën e një referendumi për Brexit

Britania e Madhe dhe Holanda votojnë këtë të enjte për zgjedhjet e Parlamentit Europian, një proces që në vendin ishullor, ka marrë formën e një referendumi të vërtetë.

Përballë rritjes së ndjeshme të frymës nacionaliste në Europë, zgjedhjet euro-parlamentare shihen edhe si një përplasje mes dy fronteve, europeistëve dhe ekstremit të djathtë.

Si kurrë më parë, kryeministrja Thereza May ndodhet pranë largimit, teksa figurat kryesore brenda konservatorëve e kanë braktisur.

E para që la barkën e May ishte kryetarja e grupit parlamentar, Andrea Lidsom, e cila dha dorëheqjen të mërkurën.

Të premten, votimet për Parlamentin Europian vijojnë në Irlandë dhe Çeki.

Tv Klan

Kategori
BotaLajmet KryesoreTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione