Fushata për zgjedhjet e 26 majit për Parlamentin Europian ka nxitur disa kandidatë të gjejnë mënyra të veçanta për të tërhequr vëmendjen e votuesve.

Joakim Olsen, një politikan danez i Aleancës Liberale e ka reklamuar kandidaturën e tij në Pornhub, një prej portaleve më të mëdhenj në botë të pornografisë me 100 milion vizitues në ditë. Në këtë poster, ai ka përzgjedhur sloganin që në shqip do të thotë “Kur të mbaroni me masturbimin, votoni për Jokken” shkurtim i emrit të tij Joakim.

Joachim Olsen, kandidat danez për eurodeputet: Gjysma e internetit është pornografi. Dhe ti duhet të jesh aty ku janë votuesit, pra edhe në një faqe interneti.

Ndërsa kandidati grek Ioani Guzbunari i partisë së ish-ministrit Panos Kamenos, spotin e tij elektoral e zhiroi në varrezat e Athinës.

I veshur me kostum dhe kravatë të zezë, Guzbunari që njëkohësisht është edhe pronar i një agjencie funeralasesh mban një lopatë në dorë me të cilën thotë se ka për qëllim të varrosë politikat e Merkelit dhe Junkerit për Europën, nëse zgjidhet eurodeputet.