Katër ditë më parë Presidenti Ilir Meta i nis një letër zyrës së OSBE-ODIHR të akredituar në Shqipëri ku i vë në dijeni për çdekretimin e datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Lidhur me letrën, Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbrëmjen e sotme në rrjetin social Twitter, ku shkruan :Kjo letra e Ilir Metës për Presidentin e OSBE inshallah ka humbur rrugës e s’ka arritur në destinacion, se do kujtojnë bota se është shkruar nga ndonjë humorist që ka dashur të tallet me Presidentin e Republikës, duke e nxjerrë si një të lajthitur që bërtet pa ditur çfarë flet!

/tvklan.al