299 kandidatë për kryetarë të komunave

Edhe Maqedonia e Veriut mbajti këtë të diel zgjedhjet lokale.

Autoritetet atje vendosën që ta zgjasin orarin e votimit deri në orën 19:30, për shkak të disa problemeve me procesin e identifikimit biometrik që ky vend e aplikoi në këto zgjedhje për herë të parë.

Pjesëmarrja llogaritet në të njëjtat shifra me zgjedhjet e kaluara.

Policia atje njoftoi ndalimin e 4 personave në Shkup që po tentonin të blinin vota ndërsa me vete iu gjetën edhe 2 mijë euro.

Të drejtë vote kanë 1.8 milionë qytetarë për zgjedhjen kryetarëve të 80 komunave dhe qytetit të Shkupit që ka një status të veçantë.

Edhe këtu zgjedhjet u zhvilluan nën masa të veçanta për shkak të pandemisë.

Sipas KSHZ-së, deri në orën 18:30 minuta në votime kanë dalë 49.29 përqind e qytetarëve me të drejtë vote, apo 697,637 qytetarë nga 1.8 milion me të drejtë vote.

Pjesëmarrje më e lartë është regjistruar në komunën e Vevçanit, prej rreth 73 përqind ndërsa më e ulët në komunat me shumicë shqiptare në pjesën perëndimore të vendit, edhe atë mes 30 dhe 40 përqind.

Tv Klan