27 tetor 2026 – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të zhvillojë konsultime me të gjitha partitë politikë në vend, lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale.
Burime nga Presidenca bëjnë me dije për Tvklan.al se konsultimet do të nisin më 30 tetor, ndërsa pritet të dilet me një datë zyrtare mbi lokalet.
Po këtë muaj, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u takua me përfaqësues të subjekteve zgjedhore për të diskutuar mbi votimin dhe numërimin elektronik.
Në konsultime me të mori pjesë Partia Demokratike, Partia Republikane, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Fryma Re Demokratike, Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, Partia Agrare Ambjentaliste dhe Partia Lëvizja e Legalitetit.
Partia Demokratike kundërshton përdorimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet lokale të vitit 2027, pavarësisht garancive të KQZ-së për funksionimin e sistemit.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, ky model u përdor vetëm në dy zona: në njësinë nr. 10 në Tiranë dhe në bashkinë e Vorës. Teksa PD-ja shpreh rezerva për zbatimin e tij, partitë e tjera janë shprehur pro zgjerimit të votimit dhe numërimit elektronik në të gjithë vendin.
Kreu i KQZ-së bëri të ditur se sugjerimet e të gjitha palëve do të merren në konsideratë përpara vendimit përfundimtar mbi mënyrën e votimit dhe numërimit në zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Ndërkohë, krahas fotos së mëposhtme, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kundërshtuar konsultimet e Presidentit për datën e zgjedhjeve vendore, duke i cilësuar ato si një “teatër politik”.

Bardhi akuzon Begajn se nuk po përmbush rolin e tij kushtetues dhe se po i shërben Edi Ramës, ndërsa thekson se Presidenti duhet të reagojë ndaj shqetësimeve të qytetarëve për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.












Botërori 2026 