Partia Socialiste ka dërguar kërkesën për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.

Selia rozë ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentacionin e nevojshëm.

Po ditën e sotme, Partia Socialiste ka dorëzuar emrat e saj për anëtarë të KZAZ-ve.

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që në fushatë  të angazhohen vetëm deputetët e qarqeve ku ka bashki pa kryetarë dhe drejtuesit e qarqeve.

Të hënën ai ka nisur takimet me deputetët e qarqeve ku ka bashki pa kryetar dhe po ashtu drejtuesit politik. Pas Fierit, ditën e sotme, Rama do të takohet me deputetët e Qarkut të Dibrës e po ashtu edhe me drejtuesit politikë të qarqeve.

Partitë Politike kanë kohë deri më 9 Shkurt për të dorëzuar kandidaturat në KQZ./tvklan.al