Vazhdon trendi i numrit të madh të të prekurve nga Covid-19

Dy partitë më të mëdha politike në Maqedoninë e Veriut, LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja kanë përforcuar pozicionet rreth zgjedhjeve të parakohshme, por me qëndrime skajshmërisht të kundërta.

“Nuk mund të ketë bojkotim të zgjedhjeve sepse të gjithë marrin pjesë në zgjedhje. Shprehën qartë vullnet për të marrë pjesë në zgjedhje, dorëzuan lista të kandidatëve, kanë nënshkruar marrëveshje noteriale, u morën vendime në organet e partive, KSHZ i pranoi këto lista, madje u krye edhe procesi i shortit”, tha Zaev.

“Të nderuar, zgjedhje në Qershor nuk do të ketë.  Është e vërtetë se 60 ditët që i përcakton kushtetuta kanë kaluar. Nga ana tjetër, Qeveria nuk mundet me dekret me forcë ligjore ta përcaktojë datën e zgjedhjeve”, tha Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i VMRO/DPMNE-së.

Derisa partitë politike licitojnë më datën e zgjedhjeve, në Maqedoninë e Veriut, vazhdon trendi i numrit të madh të të infektuarve me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit regjistrohen 22 raste të reja, 2 viktima dhe 50 të shëruar. 

Tv Klan