Presidenti i Republikës Ilir Meta, i është drejtuar me një shkresë zyrtare kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ku bën apel për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit që skadojnë deri më 25 Prill 2021.

Me qëllim garantimin e së drejtës kushtetuese për të zgjedhur për të gjithë shtetasit me të drejtë vote; si President i Republikës, çmoj se Ministria e Brendshme, Këshilli i Ministrave, dhe Kuvendi i Shqipërisë, duhet të ndërmarrin sa më shpejt, të gjitha masat dhe nismën legjislative përkatëse me qëllim zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit që skadojnë deri në 25 prill 2021, për një periudhë kohore të nevojshme.”

Shtyrja e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për një periudhë deri në 30 prill 2021 është një zgjidhje e pranueshme, një masë proporcionale dhe e domosdoshme në rrethanat aktuale, që duhet të vlerësohet e ndërmerret pa vonesë, në funksion të garantimit të një procesi zgjedhor të aksesueshëm nga çdo qytetar me të drejtë vote”.

Kjo masë, thotë Meta, do t’i shërbejë si realizimit të së drejtës së qytetarëve në zgjedhje, ashtu dhe ruajtjes së integritetit të vet procesit zgjedhor.

Ndërkohë që, theksoj se Ministria e Brendshme duhet të bëjë më shumë lidhur me ndërgjegjësimin publik të shtetesave për të aplikuar pranë sporteleve përkatëse për të rifreskuar dokumentat e tyre të identifikimit dhe nga ana tjetër të marrë masa organizative që çdo kërkesë në rritje e shtetasve për aplikim në sportele, të jetë e përballueshme dhe të mos sjellë grumbullime të qytetarëve me rrisk përhapjen e infeksionit Covid-19:.

Si President i Republikës, në kushtet kur kanë ngelur 52 ditë nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve, vlerësoj se, është momenti i përshtatshëm për t’u vlerësuar dhe ndërmarrë kjo nismë ligjore. Duke ju uruar punë të mbarë, kam besimin se kjo çështje do të marrë vëmendjen tuaj të plotë”, thotë kreu i shtetit./tvklan.al