Izraeli ka festuar për fituesin e zgjedhjeve të djeshme, i cili është Ehud Barak. Tashmë për laburistët fillon një epokë e re politike pas disfatës së viteve 95-96. Izraeli pret Qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet kryetari i së cilës është Ehud Barak. Pas zgjedhjeve ish Kryeministri Netanjahu ka dalë para shtypit ku ka uruar fituesin dhe ka deklaruar si ai do të tërhiqet nga jeta politike.

Ndërsa Jaser Arafat lider i palestinezëve ka uruar fituesin dhe është shprehur se premisat për dialog mungojnë. Me të gëzuar nga këto zgjedhje janë 6 partitë ultra ortodokse të Shas. Pas katër vjetësh burg për korrupsion lideri i Shas kërcen në rrugë për fitoren e laburistëve./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori