Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Phillip Kosnett, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë. Në një postim në mediat sociale, Kosnett ka deklaruar se SHBA do që qëndrojë gjithmonë krah Kosovës.

Po ashtu ambasadori shkruan se mezi pret që të bashkëpunojë me qeverinë e re e dalë nga zgjedhjet, të cilat i quan si dëshmi demokracie.

I përgëzoj qytetarët e Kosovës, që dëshmuan përkushtimin për demokraci dhe vizion të së ardhmes. Amerika qëndron krah Kosovës dhe mezi pret të punojë me Qeverinë e re, sapo të formohet, në qëllimet e përbashkët për paqe, drejtësi dhe prosperitet”, është ky reagimi i ambasadorit të SHBA.

Një ditë më parë qytetarët e Kosovës zgjohën qeverinë e re. Fituesi i zgjedhjeve doli Albin Kurti dhe partia Vetëvendosje./tvklan.al