Emisioni “Opinion“ e ka vendosur fokusin e tij mbrëmjen e sotme, tek një nga zhvillimet e fundit më të rëndësishme që lidhet me zgjedhjet e para të Kosovës, pas shpalljes së Pavarësisë në Shkurt të vitit 2008. Rezultatet e dritanishme informale vërtetojnë sondazhet paraprake dhe në përgjithësi pritshmërinë e zgjjedhjeve në Kosovë.

Por ka mbetur ende një problem, ai i ndërtimit të koalicioneve. Për të diskutuar për këtë çështje të ftuar në studio ishin deputetja e BDI në Parlamentin e Maqedonisë Ermira Mehmeti, ish ministër i jashtëm i Shqipërisë Kastriot Islami, ish ministër i jashtëm Tritan Shehu, njohës i mirë i politikës së jashtme Remzi Lani, drejtor i gazetës “Mapo” Henri Çili, drejtor i informacionit në TV Klan Andi Bejtja.

Ndërsa në pjesën e tretë ishte intervista me kryeministrin Hashim Thaçi të realizuar mbasditen e sotme./tvklan.al