Zgjedhjet në Kosovë, do të numërohen votat në 530 kuti

Posta

Zgjedhjet në Kosovë, do të numërohen votat në 530 kuti

15:45 17/10/2019

KQZ: Ka mospërputhje shifrash në procesverbale

Ndonëse janë bërë dhjetë ditë që kur u mbajtën zgjedhjet e parlamentare në Kosovë, ende nuk dihet se kur do të dalin rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve.

Pas përfundimit të rinumërimit të 313 vendvotimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot që të rinumërohen edhe 530 vendvotime të tjera me kërkesë të zyrtarëve të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve.

“Një numër i vendvotimeve nuk ka mundur që të procedohet në rregull, ka pasur mospërputhje mes partive dhe kandidatëve. Kemi një numër të madh që s’mund të procedohen në rregull”. 

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka i bëri thirrje prokurorisë dhe policisë të jenë prezente gjatë këtij rinumërimi.

Sa i përket komisionerëve lirisht mund t’i bëj thirrje policisë dhe prokurorisë me qëndruar në QNR dhe aty për aty të jenë prezente për t’i marrë provat e manipulimeve të disa llojeve të ndryshme”.

Ndërsa ka përfunduar numërimi i votave me postë. Nga 13 241 votat të vlefshme të ardhura me postë nga diaspora prin Lëvizja Vetëvendosje me 7030 vota e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka marrë nga diaspora 2.158 vota, PDK-ja u radhit e treta me 2.139 vota, koalicioni Nisma-AKR-PD 916 ndërsa AAK-PSD 555 vota.

Ndërkohë ditëve në vazhdim pritet të nis edhe numërimi i votave me kusht. Derisa për votat e ardhura nga Serbia KQZ-ja ende është duke pritur rezultatet e analizave.

Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur se tashmë janë dërguar jashtë Kosovës mostrat e zarfeve për analiza laboratorike dhe janë në pritje të tyre.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT