KQZ kthen listat e partive që nuk iu bindën Këshillit Gjyqësor

Lista e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje  dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës.

Kjo pasi anëtarët e këtyre dy subjekteve politike në KQZ kërkuar që të mos votohen ndaras personat që kanë probleme me ligjin dhe lista e pastër.

Ndërsa Nisma SoacialDemokrate nuk është certifikuar as si subjekt politik e as lista e saj.

Derisa LDK-ja dhe PDK-ja kanë marrë shumicën e votave për certifikimin e kanidatëve pasi që kanë pastruar listat pas verifikimeve të KGJK-së.

Megjithatë në mbledhjen e sotme maratonike e KQZ-së pati debat të ashpër pas rekomandimit të zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim që i propozoi këtij komisioni të certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë.

Pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese që e shpalli të paligjshme qeverinë Hoti, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve kishte kërkuar verifikim të kandidatëve nëse janë në përputhje me ligjin nga institucionet e drejtësisë dhe sigurisë. Pas verifikimit është konstatuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës se 47 kandidatë nuk janë në përputhje me ligjin.

Tv Klan