Zgjedhjet në Kosovë, Rama: Urime Albin Kurtit e Vjosa Osmanit

Zgjedhjet në Kosovë, Rama: Urime Albin Kurtit e Vjosa Osmanit

08:16 07/10/2019

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar forcat politike në Kosovë për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka uruar Albin Kurtin e Vetëvendosjes për fitoren në këto zgjedhje dhe Vjosa Osmanin e LDK-së për renditjen në vendin e dytë.

Rama ka përgëzuar edhe Kadri Veselin e PDK-së që pranoi humbjen në këto zgjedhje.

Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare. Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në Twitter.

Nga numërimi i votave deri në orën 08:00, sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Kosovë, Vetëvendosje ka marrë 25.79% të votave, LDK 25.05% të votave, PDK 21.15% dhe AAK e Ramush Haradinajt në koalicion me PSD kanë marrë 11.63% të votave. /tvklan.al

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori