Në zgjedhjet e sotme parlamentare që po mbahen në Kosovë, tanimë kanë hedhur votën e tyre edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli si dhe bashkëshortja e ish-presidentit të Kosovës Thaçi, zonja Lumnije Thaçi dhe djali i tij Endrit Thaçi.

Mustafa, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka bërë thirrje për qytetarët që të dalin në votime.

 “Sot kisha dashtë të ftojë të gjithë qytetarët në këtë ditë jo të përshtatshme për votim për shkak të motit të keq, të dalin dhe të votojnë – ta kryejnë obligimin si qytetarë. Shpresoj që të gjithë qytetarët të votojnë për demokratizimin e mëtutjeshëm të vendit për zhvillim ekonomik, presporitet dhe forcim të ligjit të shtetit të Kosovës”, është shprehur  Mustafa.

Ndërsa edhe Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli pas votimit ka bërë thirrje për të qytetarët.

“Shpresoj që qytetarët të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për një jetë më të mirë, shpresoj që kjo ditë të shkojë mirë e të shërbejë edhe për të tjerët”.

Klan News