Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është shprehur se dita e zgjedhjeve këtë të diel është një ditë e madhe për Kosovën. Ajo uroi për një garë të qetë dhe thotë se kjo kohë është vendimtare për shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe kudo.

“Një ditë e madhe për Kosovën ! Urojmë për një garë të qetë e qytetare siç e meritojnë qytetarët kosovarë. Kjo është një kohë vendimtare për shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi e kudo. Një kohë për t’i treguar Europës e botës maturi e mençuri”, thuhet në reagimin e Xhaçkës.

Në Kosovë, ka nisur votimi prej orës 07:00 dhe pritet që të mbyllet në orën 19:00./tvklan.al