Pjesëmarrja në votime për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike ka qenë 54.5%-54.7%, sipas të dhënave jo zyrtare të bëra publike nga kryetari i komisionit zgjedhor të kësaj partie, Jemin Gjana.

Në një deklaratë për mediat rreth orës 21:30, Gjana tha se nga të dhënat paraprake fitues është Lulzim Basha me 81% të votave. Pas tij renditet Agron Shehaj, i cili ka marrë mbi 6000 vota.

Ndërsa rezultati zyrtar për fituesin e zgjedhjeve të PD do të shpallet të hënën rreth mesditës.

Ju komunikova qëpar një shifër pjesëmarrje të përafërt me 40.300. Në fakt është afërsisht 41.100 pjesëmarrja në total, sipas të dhënave operative.

54.5-54.7% është pjesëmarrja afërsisht. Vota të vlefshme janë 40.674, nga të cilat gjithmonë bëjmë fjalë për të dhëna operative paraprake asnjë nga këto shifra në numra të saktë nuk është zyrtarja, Kadilli ka 763 vota, Edit Harxhi ka 991 vota, Agron Shehaj ka 6038 vota dhe Lulzim Basha 32.882 vota, diku tek rreth 81% të votave të vlefshme. Komunikimi me publikun, me mediat, me anëtarësinë për sonte mbyllet këtu.

Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me komisionin këtu, presim shumicat dërrmuese janë nisur dhe materialet zgjedhore të cilat janë të mbyllura në kuti. Do t’i dorëzojnë sonte dhe do t’i marrim në dorëzim. Por degët që janë larg, periferike, bie fjala Tropoja, Këlcyra, Përmeti, Kolonja, Skrapari etj., kanë marrë porosi që të nisen në mëngjes pasi të ketë mbaruar ora policore 06:00 e mëngjesit dhe ne do i presim këtu brenda orës 09:00.

Pasi t’i kemi grumbulluar gjithë kutitë, komisioni do fillojë hapjen e kutive, do nxjerrë proces-verbalet një nga një, do t’i regjistrojë në sistem, do bëjë përmbledhësen e 76 qendrave të votimit dhe do shpallë nesër diku afër mesditës rezultatin zyrtar përfundimtar të kandidatit fitues për zgjedhjet e 13 Qershorit në Partinë Demokratike”, deklaroi Jemin Gjana. /tvklan.al