Ndryshime në komision, Çlirim Gjata zëvendëson Eno Bozdon

Sot në seline blu rreth orës 17:00 do të mblidhet për herë të parë Komisioni Zgjedhor që do të përcaktojë rregullat e brendshme për procesin zgjedhor në PD. Në komisionin i cili u miratua nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD një ditë më parë, ka pasur ndryshime, Eno Bozdo anëtar i kësaj strukturte është tërhequr duke u zëvendësuar me sekretarin për çeshtjet ligjore, Çlirim Gjata. Vendimi për të shkuar në zgjedhje të brendshme vjen pas humbjes së kësaj force politike në  25 Prill të këtij viti.

Grupit “Për PD” dhe zerat brenda tij, si ish-presidenti Nishani dhe ish-ministri i Mbrojtjes Imami por edhe ish-sekretar i pergjithshem Arben Ristani kanë kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Komisioni zgjedhor do të fillojë nga puna sot pasdite.

Por grupi “Për PD, këtë komision e ka vlerësuar si një vegël të kryetarit Basha për të mbrojtur veten, shmangien nga analiza për të justifikuar humbjen në zgjedhjet e 25 Prillit, dhe për të mos u larguar nga drejtimi i PD-së, megjithëse gjatë karierës se tij politike në krye të kësaj force politike Lulzim Basha, sipas tyre, ka humbur tre beteja elektorale.

Klan News