Zgjedhjet në Portugali fitohen nga socialistët

Posta

Zgjedhjet në Portugali fitohen nga socialistët

16:45 07/10/2019

Siguruan 36.7% të votave, por pa mundur të qeverisin të vetëm.

Socialistët janë fitues të zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Portugali.

Kryeministri aktual do të ketë mbështetjen e 95 deputetëve, teksa i duhen edhe 20 deputetë për të formuar qeverinë. Pritet që ai të bëjë koalicion me partitë e tjera të spektrit të majtë.

Me shumë gjasa, ai pritet të bashkëpunojë me grupimet e majta radikale dhe komunistët që janë renditur në vend të tretë dhe të katërt. Me të njëjtat forca politike, ai ka bashkëqeverisur edhe në 4 vitet e fundit.

Portugalia është një ndër vendet e pakta në Europë që qeveriset nga socialistet duke i shpëtuar populistëve të ekstremit të djathtë.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT