Veliaj: PS zgjerohet çdo ditë




Veliaj: PS zgjerohet çdo ditë

20:40 29/06/2022

Zgjedhjet në PS, mundësi për hapjen e partisë

E teksa Partia Socialiste e Tiranës vijon procesin e zgjedhjeve për kryetarët e rinj në çdo njësi, drejtuesi politik Erion Veliaj tha se kjo garë është një shans i madh për hapje më tej të kësaj force politike, duke bërë diferencë me PD.

“Ka një parti të Lulit, ka edhe një parti të Saliut. Ka një parti në Parlament të Alibeajt, ka edhe një parti të Flamur Nokës. Kurse partia jonë shumëzohet: Ne duam të kemi 27 administratorë, 27 kryetarë partie, 27 bashkëkryetarë partie, 27 kryetare të gruas, 27 kryetarë të rinisë, 27 sekretarë organizativ, 27 sekretarë për zgjedhjet, 27 sekretarë për mediat digjitale dhe 27 sekretarë për diasporën. Ne specializohemi në shumëzim, prandaj rritemi. Ata specializohen në pjesëtim, prandaj zvogëlohen. Unë besoj se e ardhmja e qytetit tonë iu përket atyre që rriten, që zgjerohen, që e hapin zemrën, që hapin derën, që hapin partinë, që hapin anëtarësinë. Kjo është fryma jonë”.

Sipas Veliajt, zgjedhjet brenda PS janë të rëndësishme edhe për sfidat e ardhshme zgjedhore.

“Mezi pres që ta mbyllim këtë proces, që e fillojmë nga Njësia 2 në 40 njësitë e qarkut tonë, për t’u siguruar që në 2023-shin flasim me një gjuhë të re dhe përfaqësohemi nga një ekip i ri. Ne duhet të flasim me gjuhën e atyre që kanë lindur në vitin 2005. Atyre nuk u flasim dot për Saliun dhe Ilir Metën, por për ata që shkojnë te shkolla Kosova, te Liceu, apo për ata që luajnë te “7 Xhuxhat”, ku parkingun poshtë ia kthyem prapë qytetit”.

Veliaj tha se PS e ka treguar se është alternativa më e mirë për vendin.

Tv Klan










Të ngjashme