Në një konferencë për mediat së bashku me Damian Gjiknurin, Blendi Klosi është shprehur se nga 61 kryetarë bashkie në detyrë, më pak se 20 prej tyre u konfirmuan në detyrë, pra vetëm 1/3 e kryetarëve aktualë.

Blendi Klosi: Nga 61 kryetarë bashkie ne detyrë, 43 prej tyre u paraqitën në dëgjesat publike dhe më pak se 20 u konfirmuan në detyrë, pra vetëm 1/3 e kryetarëve aktualë proceduan me drejtimin e Partisë Socialiste në shkallë vendi duke shënuar kështu një rinovim masiv të trupave drejtuese të strukturave të partisë, por natyrisht dhe risia e re me rreth gjysmën e kandidateve që do të jenë zonja dhe bashkëkryetare në këto struktura.

Nuk ka pasur asnjë karakter përjashtues, përveç atij penal dhe moral. Gara ka qenë e hapur. Në garim ka pasur të rinj dhe po ashtu dhe mosha të treta dhe askush nuk u pengua që të shprehte opinionet e veta. Ju garantoj se në asnjë rast ky proces nuk ka lejuar askënd që të ndikojë në përzgjedhjen e kandidaturave.

Gjatë fjalës së tij, Klosi ka lexuar emrat e kryetarëve të rinj të PS-së për bashkitë e vendit:

Qarku Shkodër- Ilmi Lakti Mirela Petani
Malësi e Madhe- Lulzim Zare
Vau i Dejës- Kristian Shkreli
Puke- Anjeza Dodën, Pajtim Zeqiri
Fushë Arrës- Ervin Doda
Kukës- Anila Sokoli, Besmir Ramallari
Bashkia Has- do të përsëritet procesi
Tropojë- Egzon Bashkurtaj
Dibër- Alma Selame, Daniel Gjure
Bulqizë- Albion Gjini, Festime Mjeshtri
Klos- Armando Gjini
Mat- Hasan Pasha, Lindita Barçi
Durrës- Luan Zaza
Krujë- Redon Roshi
Shijak- Fatmir Koçi
Tiranë- Erion Veliaj
Kamëz- Rebeka Sulejmani
Vorë- Endrisa Haxhiu
Kavajë- Marinela Hajdiaj, Shpend Baromet
Rrogozhinë- Lutfi Hashari
Elbasan- Ardit Demiri, Amira Urupi
Belsh- Maringlen Bali
Cërrik- Tomorr Zaimaj
Peqin- Bukurosh Maçi
Gramsh- Enis Zani
Librazhd- Fatbardha Qatja
Përrenjas- Haxhi Çollaku
Berat- Valbona Zylyftari
Dimal- Adelina Vangjeli dhe Albana Kora
Kuçovë- Gentjan Qafoku, Renata Baçi
Polican- Erjon Zylyftari, Sara Satka
Skrapar- Edmond Omeri dhe Xhanina Kushova
Pogradec- Erion Thëngjilli
Maliq- Orlind Demollari, Rudina Brego
Korçë- Anxhela Tao dhe Petrika Tollfuçi
Devoll- Genti Lakollari dhe Zerina Sinani
Pustec- Kateriana Ago, Sandri Nikolla
Kolonjë- Eraldo Xhelili
Gjirokastër- Gentjan Llogo dhe Mihare Lapa
Dropulli- Kristo Vorsane
Libohovë- Dhurata Demiri, Jani Memo
Përmet- Ervin Tuçi
Këlcyrë- Hodjan Selmani
Memaliaj- Edmonda Harizi
Tepelenë- Dino Selimi, Kleona Bahja
Vlorë- Admir Malaj
Selenicë- Nertil Bellaj
Himarë- Rispërsëritje të procesit
Delvinë- Izet Sinaj
Finiq- Thoma Kallojeri
Sarandë- Elron Gjoni
Konispol- Kristo Mallanezo
Lezhë- Florian Gjini
Kurbin- Benard Palaj
Mirditë- Marjana Prenga, Reunar Kolaj
Fier- Adela Hysenaj, Ramion Kurti
Lushnje- Merjeme Dervishi, Erges Krakulli
Divjakë- Agim Maka
Patos- Artjol Hoxhaj dhe Suela Hoxhaj
Roscovec- Ripërsëritje të procesit
Mallakastër- Zamir Malasi

Ndërkohë, Damian Gjiknuri tha se nga ky proces, Partia Socialiste do të dalë më e fortë teksa ka shtuar se janë zgjedhur kandidatët më të mirë.

Damian Gjiknuri: Kandidatët nuk flirtohen nga asnjë lloj strukture, kemi zgjedhur më të mirët. Kandidatët vetëshpallen, kandidojnë. Është marrë opinioni i anëtarësisë në të gjitha format. Natyrshëm që grupi i punës ka pasur një metodologji ku përfshihen dhe cilësitë e kandidatëve. Mendoj se nga ky proces, PS do të dalë më e fortë dhe kemi zgjedhë kandidatët më të mirë./tvklan.al