Brenda 4 javëve, KQZ duhet të organizojë procesin e votimit
Zgjedhjet në Rrogozhinë do të përsëriten. Ky është vendimi më i fundit i Kolegjit Zgjedhor pas shqyrtimit dhe pranimit të ankesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”, duke shpallur të pavlefshëm rezultatin e 14 Majit ku fituesi u shpall socialisti Edison Memolla.
Opozita kërkonte që Kolegji të mos merrte në konsideratë rezultatin e votave të burgut ku kandidati socialist Memolla kishte fituar me 80 vota diferencë ndaj kandidatit të tyre Shkëlqim Hoxha.
Mosmarrja e tyre në konsideratë do të thotë që rezultati të shkonte në favor të opozitës, pasi diferenca ndaj socialistit ishte vetëm 21 vota.
Rezultati i zgjedhjeve në Bashkinë Rrogozhinë u kontestua në disa shkallë nga ana e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” si në KQZ dhe në KAS. Madje Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranoi kërkesën për rinumërimin e votave duke bërë diferenca e 30 votave e kandidatit socialist ndaj atij të opozitës të ngushtohet në 21 vota.
Pas këtij vendimi, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve detyrohet sipas ligjit se duhet të organizojë zgjedhjet e reja brenda katër javëve në të gjithë këtë bashki.
Tv Klan