Sondazhet nxjerrin fituese partinë Vuçiç

Serbia do të jetë shteti i parë Evropian që do të mbajë zgjedhje që pas mbylljes për shkak të koronavirusit. Zakonisht, Kosova ka zënë vend mjaft të madh në fushatat e zgjedhjeve në Serbi, por kësaj radhe për të është folur më pak.

Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe partia e tij e kanë të sigurt fitoren në zgjedhjet parlamentare. Të paktën kështu janë parashikimet. E vetmja dilemë është se kush do të jetë në qeveri. Por, në zgjedhjet e shtyra për shkak të pandemisë çështja e Kosovës nuk ka zënë gati fare vend dhe është përmendur fare rrallë.

Analisti Dushan Janjic, thotë se në Serbi temat e brendshme kanë qenë me rëndësi. Por, në Washington pritet të firmoset një memorandum mirëkuptimi. Ai thotë se asnjëra palë ende nuk i kanë kthyer përgjigje faktike letrave të presidentit amerikan Donald Trump.

“Kjo metodologji është që të ketë deklarata dhe letra mbi qëllimet, por nëse do të ketë marrëveshje politike, maksimumi do të jetë që të dyja palët janë pajtuar për zgjidhje pa penguar njëra-tjetrën. Por, për momentin as Trump nuk mund të shkoj më larg”.

Kosova, ndryshe prej zgjedhjeve, pritet të kthehet si temë në aspektin ekonomik. Por, as analisti dhe profesori, Dejan Miletic, nuk presin që të njihet Kosova shumë shpejt. Ideja është të krijohet pak shpresë fillimisht.

“Ajo që është e rëndësishme është se ekziston një vullnet i mirë nga Beogradi dhe Prishtina dhe tek Grenell dhe Amerika shoh një qëllim për të krijuar një dimension konstruktiv ku koncentrimi është tek njerëzit e thjeshtë, ekonomia dhe ideja të që duhet të shohim nga e ardhmja”.

 Rreth 6.7 milionë shtetas serb kanë të drejtë vote në zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Por, Serbia mund të vazhdoj bisedimet pasi zgjedhjet për president nuk mbahen këtë vit.

 Tv Klan