Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve parlamentare në Serbi tregojnë një fitore të thellë të koalicioni opozitar përballë koalicionit të Millosheviç. 65% e votave të zgjedhësve serbë kanë votuar për 90 partitë e opozitës të cilat me këto rezultate, marrin 177 vende në parlamentin serb nga 250 që janë gjithsej.

Pra serbët kanë bërë zgjedhjen e tyre duke kërkuar një qeverisje të ndryshme nga ajo e deritanishmja, por megjithatë Millosheviç mbetet palë në politikën e Serbisë duke qenë opozita. Festimet në kampin e opozitës kanë nisur që ditën e sotme ku shampanja e fitores është hapur nga kryeministri i ardhshëm i vendit, Zoran Gjingjiç./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori