Gjykata e Lartë e Floridas ka urdhëruar ndërprerjen e numërimit të votave. Labirinti i zgjedhjeve amerikane sa vjen dhe ngatërrohet. Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për numërimin e rreth 10 mijë votave në Majemi, sot një tjetër urdhër po i Gjykatës së Lartë bllokon numërimin e fletë votimeve. Kanë reaguar menjëherë dy kampet. Përfaqësuesi i Bush e ka quajtur një hap tepër domethënës. Është vlerësuese për ne, Guvernatorin Bush dhe për gjithë kombin, ka thënë ai.

Ndërsa avokati i Gor ka deklaruar se asnjëherë nuk ka ndodhur në këto 100 vjet që të ndërpritet në mënyrë të tillë numërimi i votave. Mësohet se deri në momentin e ndalimit të numërimit të votave, Al Gori ka më shumë vota se Bush, por pas kthesave të shumta të gjyqit amerikan nuk po kuptohet, por do të marrë fund njëherë e mirë historia e presidentit amerikan 2001./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori