Shqipëria voton, teksa Edi Rama kërkon mandatin e 4-t është titulli që i ka kushtuar agjencia e lajmeve Reuters, zgjedhjeve parlamentare të kësaj të diele. Kryeministri kërkon të arrijë një mandat të 4-t që askush nuk e ka arritur që pas rënies së komunizmit, ndërsa fushata elektorale u karakterizua nga premtimet për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Zgjedhjet në Shqipëri shohin një garë mes rivalëve të vjetër, partive të reja dhe një premtim ambicioz për anëtarësimin në Bashkimin Europian”,  shkruan Associated Press.

Ndërsa varianti italian i medias ndërkombëtare “Sky” e përshkruan këtë proces si matje force përmes mundjes së krahut mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Në këto zgjedhje shkruan Sky votuesit shqiptarë do të përcaktojnë se cili do të jetë ekipi qeverisës që do t’a drejtojë vendin gjatë procesit të bashkangjitjes në Bashkimin Europian.

Në variantin e saj online, revista gjermane Stern i konsideron zgjedhjet si provën më të rëndësishme në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ndërsa në një reportazh të veçantë, agjencia Reuters sjell mendimin e vetë votuesve.

“Presim një ndryshim që rinia mos largohet jashtë vendit.”

“Në Shqipëri ka ndryshuar gjithçka dhe për mirë.”

“Nga zgjedhjet pres që të vazhdojmë akoma edhe më mirë se ç’jemi.”

Tv Klan