Nesër do të jepet vendimi i Gjykatës Administrative

Studentët e Universitetit të Tiranës prej dy muajsh i janë drejtuar Gjykatës Administrative me një akt padi për pavlefshmërinë absolute të vendimit të marrë nga Komisioni Institucional i Zgjedhjeve në këtë universitet. Marash Logu është një prej studentëve që ka bërë padinë dhe nesër pritet të merret vendimi për fatin e zgjedhjeve në Universitetin më të madh publik në vend.

Sipas tij, zhvillimi i zgjedhjeve më 30 Korrik, cënon të drejtën e studentëve për të marrë pjesë në këtë proces, ndaj studentet kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve fillimin e vitit të ri akademik.

Dje edhe rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni tha se nuk mund të mbahen zgjedhjet më 30 Korrik, pasi nuk janë ngritur institucionet që monitorojnë zgjedhjet dhe nuk mund të plotësohen afatet. Ai i kërkoi Ministrisë së Arsimit të bëhet verifikimin i ligjshmërisë së procesit, një detyre që ja njeh Ligji i Arsimit të Lartë. Po ashtu, nëpërmjet një kërkesë zyrtare ka kërkuar hetim të çështjes nga Prokuroria  e Tiranës.

Klan Plus