“Do t’a çojmë deri në fund përpjekjen tonë për të garantuar maksimumin e besueshmërisë për rezultatin final.” Kështu ka deklaruar në një dalje televizive Al Gor. “Nuk do të tërhiqem ka vazhduar me forcë ai, ndonëse duket përherë e më i vetmuar në betejën e tij. Demokratët kanë ngritur një padi për parregullsi në Gjykatën e Lartë të Floridas. Parregullsi janë vërejtur të paktën në 3 vende.

Avokatët e Gorit këmbëngulin se në Majemi janë nxjerrë të pavlefshme nga kompjuteri 10 mijë vota në favor të Gorit, ndërsa 192 vota nuk janë numëruar fare në Palm Beach. Gjithashtu avokatët e Gorit kërkojnë të mos merren parasysh 5000 votave në Seminol në favor të Bushit pasi janë të pavlefshëm./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori