Në mesin e mandatit të tij Donald Trump ndodhet përpara testit të parë. Zgjedhjet e Kongresit këtë vit kanë marrë formën e një referendumi të vërtetë për presidentin amerikan. Politikat e tij kanë përçarë analistë vendas e të huaj por edhe vetë popullin.

Dy Amerika do të përplasen kokë më kokë, shkruan CNN në analizën e zgjedhjeve, duke shpjeguar se si Trump e ka ndarë opinionin më dysh.

Humbja e shumicës nga republikanët rrezikon politikat emblemë të Donald Trampit si ashpërsimi i ligjeve për migracionin, marrëveshjet e reja tregtare ndërkombëtare apo reduktimi i taksave. Me një Kongres kundër, problemet mund t’i thellohen presidentit edhe në hetimet për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016, konfliktin e interesit apo aferat seksuale.

Sipas rrjetit televiziv, Presidenti ka mbështetjen e elektoratit rural dhe të të pashkolluarve, por nga ana tjetër të rinjtë, afro-amerikanët grupet minoritare dhe veçanërisht gratë kundërshtojnë fort linjën e tij. Pikërisht gratë pritet të jenë faktor i rëndësishëm. Fryma e Lëvizjes #Metoo kundër dhunës ndaj grave por edhe figura maskiliste që ka Trump mund të jenë thembra e akilit për presidentin në këto zgjedhje.

Amerika pret përgjigjen nga këto zgjedhjet shkruan NYT.

Ndërsa për Bloomberg, Trump i ka kthyer ato krejtësisht në një provë rreth tij.

Tv Klan