Zgjedhjet, opozita e sigurtë në fitore

Zgjedhjet, opozita e sigurtë në fitore

23:45 23/10/2019

Zaev: Marrëveshja e Prespës do të respektohet

Në Maqedoninë e Veriut sot kremtohet Dita e Luftës Revolucionare të popullit maqedonas që ndryshe në opinion njihet si Dita e VMRO-së. Lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski shfrytëzoi këtë ditë që sërish të adresojë akuza në drejtim të qeverisë, duke u shprehur i sigurtë në fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e 12 Prillit të vitit të ardhshëm.

“Mashtrime përmes projekteve të parealizuara, përmes shitjes së identitetit maqedonas. Zaevi bie. Nuk duhet të dëgjohen anketat, por populli i cili më 12 Prill do t’i japë fund qeverisë me mandatin më të shkurtër dhe që nuk do të mbahet mend për të mirë në historinë e Maqedonisë së Pavarur.

Nga ana tjetër, për Kryeministrin Zoran Zaev nuk ka dilema. Marrëveshja e Prespës do të respektohet varësisht zërave që kryesisht vijnë nga opozita për rishikimin e saj.

“Vazhdojmë me realizimin e Marrëveshjes së Prespës. Gjithçka që atje është shkruar duhet të respektohet, duke marrë parasysh edhe kapitujt. Ja tani paralajmërimi për një rezolutë të jashtëzakonshme nga Parlamenti evropian do ta kthejë motivimin të vazhdojmë drejtë rrugës evropiane”

Në Shkup, krerët e vendit dhe partitë politike kanë përshëndetur ratifikimin e protokollit aderues për në NATO nga Senati i SHBA-së. Madje Presidenti Pendarovski këtë e ka bërë edhe në Gjuhën Shqipe. Në pritje të parlamentit të Spanjës, ka shumë pak gjasa që anëtarësimi i plotë në aleancë të ndodh në Dhjetor, por sipas parashikimeve kjo do të ndodh në Mars të vitit të ardhshëm.               

Tv Klan        




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi