Përfaqësues të OSBE-së do të vijnë në Tiranë për të qëndruar nga data 24 deri më 29 Janar për të nisur punën për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të ardhshme.

Misioni që do të vijë do të rekomandojë nëse duhet vendosur një aktivitet i ODIHR për zgjedhjet e ardhshme dhe nëse po çfarë aktiviteti është më i nevojshëm. ODIHR do të takohet me disa zyrtarë të lartë të autoriteteve shtetërore.

“Me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Ministrin e Brendshëm, KQZ-në, Këshillin Politik, Kolegjin Elektoral, Autoritetin e Mediave Audiovizive dhe televizionin kombëtar”, thuhet në një letër dërguar ministrisë së Jashtme. Është pikërisht ky dikaster që duhet të organizojë takimet e mësipërme.

Misioni i OSBE-së do të takohet edhe me përfaqësues të partive politike, mediave dhe shoqërisë civile./tvklan.al