Donald Trump është një hap larg nominimit si kandidati republikan për president, pasi arriti të triumfojë edhe në ndalesën e radhës, në Indiana, një shtet ku luhej për 57 delegatë dhe përbënte një pikë kyçe në primaret presidenciale.

Fitorja e Trump detyroi rivalin e tij kryesor, Ted Cruz, të dorëzohet e të ndërpresë garën. Senatori i i Teksasit tha pas mbylljes së votimeve se, ekipi i tij dha gjithçka kishte, por votuesit zgjodhën tjetër drejtim.

Cruz shpresonte që Indiana do të ishte shteti që do të rrëzonte imazhin e pretendentit kryesor që ka ngritur Trump, por rezultoi e kundërta. I mbetur pa një rival serioz në garë, synimi i miliarderit amerikan është plotësimi i kutoës prej 1237 delegatësh, çka do t’i mundësonte nominimin direkt, pa pritur votën e kontestimit brenda partisë.

Në garë me 70 – vjeçarin tashmë ka mbetur Xhon Kasik, por që duket mjaft larg një nominimi të mundshëm.

Në frontin demokrat, Bernie Senders mundi rivalen e tij Hillary Clinton, me një rezultat të ngushtë dhe u shpreh se pavarësisht distancës që ka me ish – Sekretaren e Shtetit, gara është ende e hapur.

Stafi elektoral i Klinton e priste që Indiana të ishte një gur i fortë për Senders, duke fokusuar energjitë në shtetet e tjera pasardhëse.

Tv Klan