ZHVILLIMET NË KOHË REALE – TRANSMETIMI MARATONË NË KLAN NEWS

23:53 Alibeaj në Fier: Numërimi do jetë i pastër dhe korrekt

Drejtuesi politik i qarkut të Fierit për Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat, e cilësoi procesin e votimit një fitore të madhe për të gjithë shqiptarët, ndërsa u shpreh i sigurt se edhe procesi i numërimit do të jetë i pastër dhe korrekt.  

“Kjo është një fitore e madhe për të gjithë. Një fitore e madhe për qytetarët e Fierit. Është fitorja me e madhe e PD ne Fier. Është koha të nisim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Faleminderit shumë që besuat në rrugën tonë, faleminderit për vendosmërinë tuaj, për përkushtimin tuaj. Shqipëria fitoi sonte. Ne fituam sonte. Kjo është një fitore e madhe! Unë jam i sigurt që numërimi i votave do të jetë i pastër dhe korrekt për të siguruar fitoren për të cilin vendi ka nevojë”, tha ndër të tjera Alibeaj

Ora 23:46 Paloka: Procesi i numërimit të jetë i rregullt, do të konfirmojë fitoren

Drejtuesi politik i PD-së për Durrësin, Edi Paloka, falenderoi të gjithë mbështetësit e selisë blu për të arritur atë që ai e konsideroi “fitore” këtë të diel.

Paloka u shpreh i bindur se edhe procesi i numërimit do të jetë i rregullt dhe në këtë mënyrë do të konfirmohet fitorja e Partisë Socialiste.

“Është momenti që të shohim nga e ardhmja, të projektojmë të ardhmen tonë. Të falenderojmë ata që me përkushtim gjatë gjithë kësaj kohe, punuan, sakrifikuan për të arritur këtë fitore sot. Prandaj unë falenderimet më të mëdha për të gjithë. Jam i bindur që edhe numërimi do të jetë i rregullt, sipas të gjithë procedurave dhe në fund fare kjo fitore do të konfirmohet në të gjitha kutitë e votimit”, tha Paloka.

Ora 23:28 Celibashi: Numri i pjesëmarrësve në zgjedhje, 48.2%. Rezultati përfundimtar nuk jepet sot

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje sipas të dhënave të KQZ-së është në nivelin e 48.2%. Megjithatë për të mësuar saktësisht se sa ka qenë numri i qytetarëve që kanë votuar do të duhet të pritet dorëzimi i bazave materiale të qendrave të votimit.

“Sa i takon pjesëmarrjes siç e kemi sqaruar, pjesëmarrja sipas të dhënave të sonduara nga KQZ-ja janë në nivelin e 48.2%. Rezultatin zyrtar të pjesëmarrjes do ta kemi pasi të marrim të gjithë informacionin nga qendrat e votimit”.

Faktin që edhe pse jemi 4 orë pas votimebve dhe nuk ka ende një rezultat përfundimtar, Celibashi e argumentoi se KQZ-ja ndër vite ka raportuar mbi pjesëmarrjen bazuar në sondazhet që bën në qendrat e votimit. Numri total i pjesëmarrësve, Celibashi tha se nuk do ta jepet ditën e sotme.

“Rezultati i pjesëmarrjes në kuptim të numrit total të votuesve që kanë marrë pjesë, KQZ nuk mund ta japë sot. Rezultati zyrtar i pjesëmarrjes në votim është ai që del pasi dalin rezultatet. Në këtë 20 vjet raportimi mbi pjesëmarrjen është bazuar në sondazhe që bën KQZ, informacione që japin qendrat e votimit në kohë të ndryshme”, tha Celibashi.

Megjithatë, Celibashi pranoi se jo të gjithë qendrat e votimit e kanë bërë detyrën sa i përket dhënies së informacioneve për numrin e pjesëmarrësve.

“Shifra që ju lexoni, është shifra që tregon pjesëmarrjen në këto zgjedhje, bazuar në një metodologji që është aplikuar në disa dhjetëra zgjedhje në Shqipëri. Rezultati në mënyrë zyrtare vjen pasi dorëzohen materialet zgjedhore”, tha Celibashi.

Kryekomisioneri shtetëror tha se ka filluar numërimi i votave në Pustec, ndërkohë që shtoi se është në përfundim dorëzimi i materialeve zgjedhore në vendet e numërimit të votave. Procesi i transportimit të bazës materiale zgjedhore nuk ka pasur probleme, sipas Celibashit. 

Sa i përket procesit të numërimit, Celibashi tha se ai nuk ka asnjë arsye përse të ndërpritet.

“Padiskutim që do të vazhdojmë procesin e numërimit dhe nuk ka asnjë arsye që ky proces të ndërpritet, pasi janë të gjitha masat që ta ushtrojnë detyrën e tyre dhe nuk kanë asnjë lloj pengese. Vetëm nëse do të ketë pengesa të llojit subjektive subjektiv”.

Ora 23:08 Numëruesit nën ‘syrin’ e vëzhgimit, si shikohet gjithçka në KQZ

Gazetarja Klesiana Omeri, e cila ndodhet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në një lidhje direkte në Klan News përcolli detaje sa i takon procesit të numërimit.

Ajo tha se të gjitha qendrat e numërimit janë të pajisuara me kamera sigurie, të cilat monitorohen nga vëzhguesit e KQZ, që raportojnë për çdo parregullsi që mund të ketë.

“Në KQZ momentalisht po shfaqen të paktën për qendrat e para ku ka nisur numërimi, i gjithë procesi i numërimit nga komisionerët. Siç mund ta shohim, deri më tani të paktën nga çfarë mund të ofrojnë këto pamje nga KQZ, bëhet fjalë për bashkinë e Pustecit, e cila nisi procesin e numërimit në vend, më pas në shkollën Vasil Shanto, ku momentalisht është duke u krijuar e gjithë infrastruktura e duhur për të nisur procesi i numërimit në Tiranë, dhe në Bashkinë e Poliçanit ku ka nisur intensivisht hapja e kutive dhe numërimi i fletëve të votimit. Në ekranin tjetër ne mund të shohim edhe më qartë të gjithë procesin e numërimit dhe po ashtu fletët e votimit që numërohen nga komisionerët, e gjitha kjo në kuadër edhe të transparencë. Në këtë ekran janë të shfaqura vetëm 3 prej qendrave të numërimit, të parat që kanë nisur këtë proces. Në të gjitha qendrat e numërimit ka kamera sigurie dhe po ashtu vëzhgues nga KQZ, që raportojnë për çdo parregullsi që mund të ketë”.

Ora 22:53 Bardhi: Të nisë sa më parë numërimi në Elbasan, të jetë proces korrekt dhe i qetë

Drejtuesi politik i PD-së për Elbasanin, Gazment Bardhi ka bërë thirrje që të nisë sa më parë procesi i numërimit në qarkun ku ai garon në zgjedhje. Ai i bëri apel, Partisë Socialiste që të caktojë numëruesit e saj dhe ky proces të jetë korrekt dhe i qetë.

“Unë sapo bëra thirrje për të nisur sa më parë procesin e numërimit, për të nisur sa më parë një proces model, korrekt dhe të qetë të numërimit. Ftoj PS-në të caktojë numëruesit dhe të ketë besim tek numëruesit e saj. Apeli im i vetëm është të nisim sa më parë procesin e numërimit, t’i ofrojmë Elbasanit një proces numërimi të qetë dhe korrekt. Edhe njëherë, kjo e sotmja është një fitore e madhe për Shqipërinë dhe Elbasanin. Ftoj që PS të caktojë numëruesit dhe të nisim sa më parë qetësisht dhe në mënyrën më korrekte të mundshme procesin e numërimit. Kjo është e vetmja festë që mund të bëjmë”, tha Bardhi.

Për sa i përket deklaratës së kundërshtarit të tij, Taulant Balla, se PS-ja ka rritur një fitore historike në këtë qark, Bardhi tha se nuk komenton deklaratat e humbësve.

“Unë nuk komentoj deklaratat e humbësve. Jam këtu për t’i dhënë një mesazh të qartë falenderimi për qytetarët e Elbasanit dhe bashkive brenda qarkut. Faleminderit që besuat në projektin tonë, faleminderit që u bëtë pjesë e ndryshimit për të cilën Shqipëria ka pasur nevojë, jo sot, por gjatë këtyre 8 viteve”, tha Bardhi.

Elbasani është një prej zonave të nxehta. Më 21 Prill, atje u shënua një incident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi për shkak të dyshimeve për shitblerje votash. Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur katër persona të tjerë, mes tyre edhe një efektive policie.

Ora 22:20 Gazetarja: Me këto ritme, numërimi në Durrës nuk nis para mesnatës

Numërimi në qarkun e Durrësit nuk pritet të nisë para mesnatës. Në një lidhje me Klan News, gazetarja Enkelejda Arapi tha se në KZAZ-në ku ajo ndodhej, nuk është dorëzuar ende as 50 përqind e kutive.

“Me ritmet që po ecim aktualisht, dorëzimi i kutive të votimit në KZAZ-të përkatëse të qytetit të Durrësit, por edhe ne dy bashkitë e tjera, Shijakut dhe Krujës, para orës 24 të mbrëmjes së sotme nuk pritet të nisë numërimi. Ende nuk është dorëzuar as 50 përqind e kutive në KZAZ-në ku unë ndodhem, nr21, e cila është dhe KZAZ-ja më e madhe me 109 kuti votimi, madje as në KZAZ-të e tjera me numër më të vogël nuk ka përfunduar ky proces. Siç duket edhe pas krahëve të mi, është një fluks i lartë komisionerësh dhe personash të angazhuar në këtë proces zgjedhor, të cilët mbeten në pritje për të futur në brendësi të KZAZ-së materialet zgjedhore. Megjithatë i gjithë procesi zgjedhor përgjatë ditës së sotme ka vijuar i qetë, pa probleme dhe mbyllja e qendrave të votimit është bërë në orarin e caktuar, në orën 19:00, pasi nuk ka pasur radhë apo persona që janë paraqitur në momentin e fundit për të votuar”.

Më tej, gazetarja tha të gjitha forcat zgjedhore e kanë ndjekur procesin e votimit qetësisht.

“Në kampet politike nuk kemi pasur asnjë reagim çuditësisht, të paktën në qarkun e Durrësit, as nga PS, as nga PD, apo dhe forca të tjera politike. E kanë ndjekur qetësisht të gjithë procesin zgjedhor, sa i takon votimit, ndërsa qetësisht po e ndjekin edhe procedurën sa i përket dorëzimit të kutive të votimit në KZAZ-të përkatëse.”

Ora 22:19 Balla: PS, rezultat historik në Elbasan. Procesi i numërimit të vijojë i qetë

Drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, deklaroi gjatë një konference për mediat se selia rozë ka arritur një rezultat historik në votimet e ditës së sotme. Për këtë ai falenderoi patronazhistët. Balla u shpreh i sigurtë se PS-ja ka marrë në Elbasan mbi 90 mijë vota, që sipas tij do t’i mundësojnë edhe mandatin e 9 Partisë Socialiste.

“Falenderoj të gjithë patronazhistët tanë që kanë bërë një punë të shkëlqyer në të gjithë territorin duke i garantuar PS-së në qarkun Elbasan rezultatin më të saktë historik të marrë nga PS në 30 vite. Jam shumë i sigurtë që në kutitë e votimit, PS ka përtej 90 mijë votave që do të na mundësonin që të kishim mandatin e 9 këtu në Elbasan”.

Por Balla bëri thirrje që procesi i numërimit të ecë normalisht dhe sa më i qetë.

“Ajo që na duhet dhe shoh këtu një pjesë të djemve dhe vajzave që do të jenë pjesë e procesit të numërimit duhet që procesi të ecë normalisht me qetësi. Partitë politike nuk ka nevojë që të jenë të gjitha të grumbulluara për të dëmtuar procesin e numërimit. Mendoj që përfaqësuesit e partive që kanë të drejtë numëruesish dhe vëzhguesish të jenë aty. Mendoj që procesi i votimit duhet të ecë shpejt, pa vonesa”.

Ora 22:15 Nis procesi i numërimit edhe në Memaliaj dhe Poliçan

Mësohet se në Poliçan kanë votuar 51.39% e qytetarëve me të drejtë vote.

Ora 21:51 Bashkia e parë që nisi procesin e numërimit

Pusteci është bashkia e parë ku ka nisur procesi i numërimit të fletëve të votimit. Kjo bashki është e minoritetit maqedonas dhe numëron gjithsej 4366 zgjedhës. Mësohet se këtë të dielë kanë votuar 1606 qytetarë.

Në kutinë e parë të votimit të numëruar rezultati ka qenë në favor të Partisë Socialiste me 118 vota, 117 vota kanë shkuar për PD, 17 vota për LSI-në.

Siç raportoi gazetarja Daniela Zisi, forcë e parë politike në vitin 2017 në Pustec ka dalë LSI-ja, e dytë PS-ja dhe e tretë PD-ja.

Mësohet se procesi i numërimit të fletëve të votimit ka nisur edhe në Poliçan dhe Memaliaj. Në Poliçan kanë votuar 51.39% e qytetarëve me të drejtë vote.

Ndërkohë në zonat e tjera të vendit nuk ka nisur ende procesi i numërimit të votave. Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se në votime kanë marrë pjesë në rang vendi 48.59% e zgjedhësve.

Pritet që procesi i numërimit të nisë së shpejti edhe në qarqet e tjera të vendit. Deri tani nuk raportohet për incidente gjatë transportimit të kutive të votimit në qendrat e numërimit.

Ora 21:28 Veliaj: Të gjitha exit poll-et na nxjerrin fitues, por të presim procesin e numërimit

Drejtuesi politik i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj, ka deklaruar se sondazhet dhe exit poll-et, nxjerrin fituese Partinë Socialiste në votimet e kësaj të diele. Ai u shpreh se PS-ja del me 71-72 mandate sipas këtyre sondazheve. Por Veliaj shtoi se projeksionet e selisë rozë e nxjerrin fituese me më shumë se 72 mandate.

“Lajmi i parë i mirë që morëm është që të gjitha sondazhet dhe exit poll-e, na kanë nxjerrë fitues në republikë në 71-72 mandate. Lajmi i dytë më i mirë është që projeksionet tona si në Tiranë dhe Shqipëri janë më shumë se 72 mandate”, tha Veliaj.

Veliaj shtoi se pavarësisht se projeksionet dhe sondazhet e nxjerrin PS-në fituese duhet që të pritet deri në fund procesi i numërimit.

“Por si projeksionet e exit polleve, si tonat që janë më shumë se aq, do duhet që të presin procesin e numërimit”, tha Veliaj. 

Ora 21:08 Mbyllja e votimit, reagon Basha: Kjo është një fitore e qartë e Aleancës për Ndryshim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pati një deklaratë të shkurtër për mediat teksa po bëhet gati të nisë procesi i numërimit të votave në të gjithë vendin.

Kreu i demokratëve sheh një fitore për aleancën opozitare që drejton me votimet që u kryen ditën e sotme.

Ai shprehu besimin se numëruesit dhe komisionerët do të kryejnë detyrën sipas ligjit, ndërsa theksoi se në fund të procesit zgjedhor është Shqipëria ajo që do të fitojë.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar, është një fitore e qartë për Aleancën për Ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Kam besim të plotë se numëruesit dhe komisionerët do ta përmbyllin këtë proces për përgjegjësi dhe durim sipas ligjit. Siç kam thënë në fillim të fushatës, në fund të këtij procesi, Shqipëria fiton”, tha Basha.

Ora 20:54 Celibashi thirrje liderëve politikë: Tregoni vetëpërmbajtje, deklaratat para numërimit nuk shërbejnë

Kryekomisioneri i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka bërë sërish thirrje liderëve të partive politike që të presin numërimin e fletëve të votimit për të kuptuar se cili është fituesi i zgjedhjeve. Deklarimet pa nisur procesi i numërimit, sipas Celibashit, nuk i shërbejnë qetësisë së nevojshme.

Celibashi thotë se duhet treguar vetëpërmbajtje në mënyrë që komisionerët dhe numëruesit të kenë klimën e duhur për të zhvilluar një proces numërimi të sigurtë dhe transparent.  

“Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore, që procesin në vijim ta përcjellin me qetësi pasi askush nuk e di se kush i ka fituar këto zgjedhje. Duhet të presim që të numërohen fletët e votimit, për të kuptuar se kush është fituesi i zgjedhjeve të datës 25 Prill.  Çdo deklarim pa nisur procesi i numërimit të fletëve të votimit nuk do t’i shërbente qetësisë së nevojshme që duhet të shoqërojë procesin e numërimit të votave. Lidershipi politik duhet të tregojë vetëpërmbajtje në mënyrë që komisionerët dhe numëruesit të kenë klimën e duhur për të zhvilluar një proces numërimi të sigurtë dhe transparent”, shkruan Celibashi.

Ora 20:30 Rama: Nga procesi duhet të dalë e fituar Shqipëria dhe jo vetëm partia që do të qeverisë vendin

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar pas përfundimit të procesit të votimit se tani është momenti të dëgjohet populli. Kreu i qeverisë u shpreh se edhe pse sondazhet e nxjerrin fitues Partinë Socialiste, votat janë ende në kuti dhe duhet pritur fundi i procesit të numërimit për të pritur rezultatin. Rama theksoi se nga procesi zgjedhor duhet të dalë e fituar e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm partia që do të qeverisë vendin. Një falenderim, ai e pati edhe për patronazhistët, për të cilët tha se e kanë realizuar me sukses detyrën e tyre. Mirëpo, tashmë u bëri thirrje të qëndrojnë në shtëpi dhe ta shikojnë nga aty procesin sepse puna në këto momente u takon numëruesve.

“Për herë të parë në Shqipëri zhvillohen Exit Poll. Ka pasur një eksperiencë të largët dhe dua të falenderoj përzemërsisht ata që janë angazhuar për të futur këtë eksperiencë të re në Shqipëri dhe dua njëkohësisht t’ju them të gjithëve në radhë të parë socialistëve se votat janë në kuti që të gjitha. Populli ka folur. Tani duhet të dëgjojmë popullin dhe detyra jonë, detyra e çdo numëruesi, e çdo vëzhguesi në çdo qendër numërimi është që me përgjegjësinë më të lartë qytetare dhe ligjore të kontribuojë për të numëruar në mënyrë korrekte votat që janë në kuti. Hamendjet, sondazhet, exit pollet pavarësisht faktit që ne na japin forcë qeverisëse përsëri i përkasin thjesht dhe vetëm parashikimeve para ndeshjes. Tani është rezultati i të gjitha kutive të votimit që është rezultati i ndeshjes. Ju lutem shumë të gjithëve, përqendrohuni në detyrën tuaj dhe në të njëjtën kohë dua ta përsëris atë që tha Bora më parë në emrin tim. Një falenderim nga zemra për të gjithë patronazhistët në të gjithë territorin që kanë bërë një punë mbresëlënëse. Ata dhe ato janë që e dinë më mirë se kush ka votuar dhe kush s’ka votuar. Ata janë të bindur për rezultatin e punës, unë dua që t’i siguroj që të bindur janë edhe të tjerët në të gjithë zonat. Është momenti për të gjithë rrjetin fantastik të patronazhistëve që të pushojnë, të ndjekin nga shtëpia vazhdimin e procesit dhe nesër dielli do të lindë përsëri, Shqipëria do të buzëqeshë. Ne nuk duam thjesht rezultatin dhe konfirmimin si forcë qeverisëse përsëri, por ne duam që siç ishte kjo ditë kaq e bukur, kaq e qetë, kaq qytetare falë mirësjelljes demokratike të të gjithëve duhet të jetë edhe vazhdimi i këtij procesi. Nga ky proces duhet të dalë e fituar Shqipëria dhe jo vetëm partia që duhet të qeverisë vendin”, tha Rama.

Ora 21:28 – Veliaj: Të gjitha exit poll-et na nxjerrin fitues, por të presim procesin e numërimit

Drejtuesi politik i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj, ka deklaruar se sondazhet dhe exit poll-et, nxjerrin fituese Partinë Socialiste në votimet e kësaj të diele. Ai u shpreh se PS-ja del me 71-72 mandate sipas këtyre sondazheve. Por Veliaj shtoi se projeksionet e selisë rozë e nxjerrin fituese me më shumë se 72 mandate.

“Lajmi i parë i mirë që morëm është që të gjitha sondazhet dhe exit poll-e, na kanë nxjerrë fitues në republikë në 71-72 mandate. Lajmi i dytë më i mirë është që projeksionet tona si në Tiranë dhe Shqipëri janë më shumë se 72 mandate”, tha Veliaj.

Veliaj shtoi se pavarësisht se projeksionet dhe sondazhet e nxjerrin PS-në fituese duhet që të pritet deri në fund procesi i numërimit.

“Por si projeksionet e exit polleve, si tonat që janë më shumë se aq, do duhet që të presin procesin e numërimit”, tha Veliaj. 

Ora 21:08 – Mbyllja e votimit, reagon Basha: Kjo është një fitore e qartë e Aleancës për Ndryshim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pati një deklaratë të shkurtër për mediat teksa po bëhet gati të nisë procesi i numërimit të votave në të gjithë vendin.

Kreu i demokratëve sheh një fitore për aleancën opozitare që drejton me votimet që u kryen ditën e sotme.

Ai shprehu besimin se numëruesit dhe komisionerët do të kryejnë detyrën sipas ligjit, ndërsa theksoi se në fund të procesit zgjedhor është Shqipëria ajo që do të fitojë.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar, është një fitore e qartë për Aleancën për Ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Kam besim të plotë se numëruesit dhe komisionerët do ta përmbyllin këtë proces për përgjegjësi dhe durim sipas ligjit. Siç kam thënë në fillim të fushatës, në fund të këtij procesi, Shqipëria fiton”, tha Basha.

Ora 20:54 – Celibashi thirrje liderëve politikë: Tregoni vetëpërmbajtje, deklaratat para numërimit nuk shërbejnë

Kryekomisioneri i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka bërë sërish thirrje liderëve të partive politike që të presin numërimin e fletëve të votimit për të kuptuar se cili është fituesi i zgjedhjeve. Deklarimet pa nisur procesi i numërimit, sipas Celibashit, nuk i shërbejnë qetësisë së nevojshme.

Celibashi thotë se duhet treguar vetëpërmbajtje në mënyrë që komisionerët dhe numëruesit të kenë klimën e duhur për të zhvilluar një proces numërimi të sigurtë dhe transparent.  

“Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore, që procesin në vijim ta përcjellin me qetësi pasi askush nuk e di se kush i ka fituar këto zgjedhje. Duhet të presim që të numërohen fletët e votimit, për të kuptuar se kush është fituesi i zgjedhjeve të datës 25 Prill.  Çdo deklarim pa nisur procesi i numërimit të fletëve të votimit nuk do t’i shërbente qetësisë së nevojshme që duhet të shoqërojë procesin e numërimit të votave. Lidershipi politik duhet të tregojë vetëpërmbajtje në mënyrë që komisionerët dhe numëruesit të kenë klimën e duhur për të zhvilluar një proces numërimi të sigurtë dhe transparent”, shkruan Celibashi.

Ora 20:30 – Rama: Nga procesi duhet të dalë e fituar Shqipëria dhe jo vetëm partia që do të qeverisë vendin

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar pas përfundimit të procesit të votimit se tani është momenti të dëgjohet populli. Kreu i qeverisë u shpreh se edhe pse sondazhet e nxjerrin fitues Partinë Socialiste, votat janë ende në kuti dhe duhet pritur fundi i procesit të numërimit për të pritur rezultatin. Rama theksoi se nga procesi zgjedhor duhet të dalë e fituar e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm partia që do të qeverisë vendin. Një falenderim, ai e pati edhe për patronazhistët, për të cilët tha se e kanë realizuar me sukses detyrën e tyre. Mirëpo, tashmë u bëri thirrje të qëndrojnë në shtëpi dhe ta shikojnë nga aty procesin sepse puna në këto momente u takon numëruesve.

“Për herë të parë në Shqipëri zhvillohen Exit Poll. Ka pasur një eksperiencë të largët dhe dua të falenderoj përzemërsisht ata që janë angazhuar për të futur këtë eksperiencë të re në Shqipëri dhe dua njëkohësisht t’ju them të gjithëve në radhë të parë socialistëve se votat janë në kuti që të gjitha. Populli ka folur. Tani duhet të dëgjojmë popullin dhe detyra jonë, detyra e çdo numëruesi, e çdo vëzhguesi në çdo qendër numërimi është që me përgjegjësinë më të lartë qytetare dhe ligjore të kontribuojë për të numëruar në mënyrë korrekte votat që janë në kuti. Hamendjet, sondazhet, exit pollet pavarësisht faktit që ne na japin forcë qeverisëse përsëri i përkasin thjesht dhe vetëm parashikimeve para ndeshjes. Tani është rezultati i të gjitha kutive të votimit që është rezultati i ndeshjes. Ju lutem shumë të gjithëve, përqendrohuni në detyrën tuaj dhe në të njëjtën kohë dua ta përsëris atë që tha Bora më parë në emrin tim. Një falenderim nga zemra për të gjithë patronazhistët në të gjithë territorin që kanë bërë një punë mbresëlënëse. Ata dhe ato janë që e dinë më mirë se kush ka votuar dhe kush s’ka votuar. Ata janë të bindur për rezultatin e punës, unë dua që t’i siguroj që të bindur janë edhe të tjerët në të gjithë zonat. Është momenti për të gjithë rrjetin fantastik të patronazhistëve që të pushojnë, të ndjekin nga shtëpia vazhdimin e procesit dhe nesër dielli do të lindë përsëri, Shqipëria do të buzëqeshë. Ne nuk duam thjesht rezultatin dhe konfirmimin si forcë qeverisëse përsëri, por ne duam që siç ishte kjo ditë kaq e bukur, kaq e qetë, kaq qytetare falë mirësjelljes demokratike të të gjithëve duhet të jetë edhe vazhdimi i këtij procesi. Nga ky proces duhet të dalë e fituar Shqipëria dhe jo vetëm partia që duhet të qeverisë vendin”, tha Rama.

Ora 20:26 – Ngjarje e rëndë gjatë mbylljes së procesit të votimit në Fushë-Arrëz, plagoset me thikë punonjësi i policisë

Një punonjës policie mbeti i plagosur në Fushë Arrëz mbëmjen e kësaj të diele në një qendër votimi, gjatë kohës që po mbyllej procesi i votimit.

Burime zyrtare të policisë thonë se polici u plagos nga një 32-vjeçar, për shkaqe ende të paqarta.

Efektivi i plagosur është nisur drejt spitalit, ndërsa autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shpallur në kërkim nga policia.

“Më datë 25.04.2021, rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, është plagosur me mjet preres (thikë), punonjësi i Policisë G. O., i cili po dërgohet për mjekim në spitalin e Pukës. Nga veprimet e para hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi M. Ll., 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë dhe po punohet për kapjen e tij. Në vendngjarje, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë , po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, tha policia e Shkodrës në një njoftim për media.

Ora 20:20 – Kryemadhi: LSI fiton 28-30 mandate, opozita e bashkuar merr 85-90 mandate

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar disa minuta pas përfundimit të procesit të votimit se projeksionet e selisë së saj tregojnë për një fitore të opozitës.

Ajo u shpreh se sipas projeksioneve të LSI-së, partia e saj do të ketë 28-30 mandate, ndërkohë që në total opozita e bashkuar shkon nga 85 deri në 90 mandate gjithsej.

“Tashmë që të gjitha qendrat e votimit po mbyllen përfundimisht, ka pasur një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, mbi 1,7 milionë votues. Ajo që dua të theksoj është që asnjë ndjenjë euforie nuk duhet t’i kapi të gjithë. Komisionerët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të opozitës, po kështu të gjitha strukturat të bëjnë gati numëruesit, në mënyrë të tillë që procesi të shkojë deri në fund.

Nuk duhet të lëshojmë asnjë milimetër, por përkundrazi ta çojmë procesin deri në fund, sepse çdo moment, çdo sekondë, është ajo që e çon Shqipërinë drejt Evropës. Numrat që janë tregojnë për një fitore të jashtëzakonshme të opozitës. Sot të paktën në projeksionet e LSI-së, opozita e bashkuar ka nga 85-90 mandate, ku forcë e parë dhe e padiskutueshme është Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim them që ka nga 28-30 mandate në kutitë e votimit, në të cilat shqiptarët kanë votuar sot”, tha Kryemadhi.

Më herët, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u bëri thirrje partive politike që të mos japin deklarata para kohe pasi rezultati sipas KQZ-së është parashikuar të dalë për 48 orë.

Ora 19:51 – Kim: Politika të mos supozojë rezultatet, të pranojnë gjykimin e votuesve

Pas përfundimit të procesit të votimit ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se autoritetet e zbatimit të ligjit kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës, ndërsa politika duhet të pranojë gjykimin e votuesve kur të mbyllet procesi i numërimit.

“Votuesit në Shqipëri dolën me forcë të plotë për të shprehur vullnetin e tyre. Autoritetet e zgjedhjeve dhe të zbatimit të ligjit kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës. Kandidatët dhe udhëheqësit politikë gjithashtu, kanë detyrën e tyre: të mos supozojnë rezultate, por të pranojnë gjykimin e votuesve kur numërimi të ketë përfunduar”, shkruan Kim.

Ora 19:50 – PS: Të numërohet me korrektësi

Partia Socialiste doli në një deklaratë për mediat pas përfundimit të procesit të votimit. Kandidatja dhe zëdhënësja e fushatës së PS-së, Bora Muzhaqi falenderoi në emër të selisë rozë të gjithë qytetarët që votuan dhe patronazhistët.

Ajo u shpreh se tashmë është momenti i procesit të numërimit dhe ky duhet kryer me përgjegjshmëri qytetare dhe ligjore nga personat përkatës. Muzhaqi bëri thirrje që të numërohet me korrektësi.

“Shumë faleminderit gjithëkujt që votoi ishte një ditë e gjatë, por mbi të gjitha një ditë e bukur, dhe jo vetëm nga dielli, por sepse patëm një manifestim qytetar përgjegjësie demokratike nga Tropoja deri në Konispol. Tanimë vullneti i popullit shqiptar është shprehur dhe është koha e leximit me përgjegjësi të lartë qytetare dhe ligjore të çdo vote në çdo kuti. Në emër të PS-së dhe kryetarit Edi Rama një falenderim për patronazhistet dhe koordinatorët elektoralë. Mirënjohje pafund për punën tuaj fantastike. Tanimë të gjithë ju mund të ndiqni rezultatin e zgjedhjeve nga shtëpitë tuaja. Shumë faleminderit. Ky është momenti i numëruesve dhe vëzhguesve të numëruesve të cilët tani iu kërkohet një përgjegjësi shumë e lartë qytetare dhe ligjore për të numëruar në mënyrë korrekte çdo fletë votimi. Kjo ka shumë rëndësi nga ana juaj. Le ta çojmë deri në fund këtë proces kaq të rëndësishëm për të gjithë ne dhe mbi të gjitha për vendin tonë. Kjo që fillon tani për të gjithë është një pjesë emocionuese e ndeshjes. Për të gjitha llojet e hamendësimeve dhe parashikimeve të cilat edhe këtë herë janë të larmishme ia lemë vendin rezultatit real që del nga kutitë e votimit”, tha Muzhaqi.  

Ora 19:40 Pjesëmarrja në votime deri në orën 19:00

Ora 19:00 shënoi zyrtarisht mbylljen e procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare në vendin tonë. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 të kësaj në diele në të gjithë Shqipërinë.

Me mbylljen e orarit zyrtar, të drejtën për të votuar e kanë vetëm ata qytetarë që ndodhen ende jashtë qendrave të votimit. Më pas, pas mbylljes së procesverbaleve pritet të nisë transportimi i kutive të votimit, drejt qendrave të numërimit.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte e lartë. Sipas KQZ-së deri në orën 19:00, ku kanë raportuar vetëm 640 qendra votimi nga 5199 që janë në total, kanë marrë pjesë në votime 47.92% të pjesëmarrjes.

E përkthyer në votues, bëhet me dije se kanë votuar 224702 zgjedhës nga 468871 që kanë në total qendrat e votimit që kanë raportuar pranë KQZ-së. Qarku që ka pjesëmarrje më të lartë në votime është Tirana me një pjesëmarrje 54.32%.

Ora 19:24 – Celibashi: Rezultati i zgjedhjeve del brenda 48 orëve

Pasi përfundoi procesi i votimit, tashmë radha i kalon lëvizjes së kutive drejt qendrave të numërimit dhe numërimit të fletave të votimit. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri thirrje që edhe kjo fazë të kryhet në përputhje me Kodin Zgjedhor për të mos cënuar integritetin e procesit.

Celibashi i bëri thirrje partive politike që ta përcjellin me qetësi procesin e numërimit pasi askush nuk e di kush i ka fituar zgjedhjet. Kryekomisioneri apeloi që të mos bëhen deklarata para kohe, ndërsa theksoi se për të mësuar rezultatin e partive do të duhen 48 orë.

“I bëj thirrje partive që procesi në vijim ta përcjellin me qetësi. Askush nuk e di kush i ka fituar zgjedhjet, të presin si do shkojë numërimi. Çdo deklarim i bërë pa nisur fare procesi i numërimit nuk do t’i shërbente qetësisë së nevojshme të këtij procesi. Shpresoj që lidershipi politik ta ketë koshiencën për të kuptuar se ka nevojë për shumë qetësi në këtë moment, për të krijuar kushtin e punës së qetë për komisionerët dhe numëruesit.

KQZ ka marrë masat që procesi të përfundojë brenda 48 orëve për partitë dhe koalicionet dhe pastaj do të vazhdojmë me rezultatin e kandidatëve. Ajo që ka rëndësi të them është fakti që këtë moment duhet ta përcjellim me qetësi dhe natyrshëm secili prej nesh e ka kuriozitetin se kush e ka fituar, duhet pak durim dhe brenda 48 orëve do ta dimë kush është fituesi i këtyre zgjedhjeve”, tha Celibashi.

Ora 19:17 – Celibashi: Procesi i votimit, i qetë dhe i sigurt

Kryerkomisioneri Ilirjan Celibashi, në mbyllje të orarit zyrtar të procesit të votimit, vlerësoi se ky proces ishte i qetë dhe i sigurt.

“Ligjërisht procesi i votimit konsiderohet i mbyllur, përjashtuar rastet që në qendrat e votimit ka ende qytetarë në radhë. Sipas Kodit Zgjedhor, do të duhet që të merren emrat dhe dokumentet e identifikimit të atyre që janë akoma në radhë dhe vetëm ata do të lejohen për të votuar. Ndoshta është shumë herët për të bërë një konkluzion në lidhje me ecurinë e këtij procesi zgjedhor, në tërësinë e tij dhe në të gjitha aspektet e tij, por të paktën nga informacionet e KQZ, mund të thuhet që ky proces u karakterizua nga qetësia dhe siguria dhe integriteti i tij si proces. Natyrshëm që nuk mund të shpëtonim nga disa episode dhe pretendimet që tashmë janë bërë të zakonshme dhe që palët në atë tensionin për rezultatin, shpesh i sjellin të amplifikuara dhe shqetësime dhe problematika thjeshtë dhe vetëm të karakterit teknik… por në përgjithësi mund të thuhet që ishte një proces votimi në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor.

Celibashi e konsideroi sukses procesin e identifikimit elektronik.

“Dua të pranoj që ka qenë një tension i madh në KQZ në lidhje me ecurinë e procesit të identifikimit elektronik, për faktin se ishte një proces shumë i vështirë nga shumë pikëpamje dhe u realizua në një kohë mjaft të shkurtër, pa një rast të dytë të paktën në dijeninë time sa i përket kohës, të përgatitjes dhe cilësisë së këtij procesi. Në tërësi për procesin e votimit edhe për atë sesi procesi në veçanti i votimit elektronik është herët, por gjithsesi disa konkluzione të përgjithshme mund t’i themi, bazuar në disa informacione paraprake që i kemi. Janë rreth 167 qendra votimi në të cilat nuk është përdorur pajisja e identifikimit elektronik. Në 86 prej tyre nuk është përdorur sepse nuk janë paraqitur operatorët dhe në pjesën tjetër për shkak të problematikave dhe pamundësisë së operatorëve për ta përdorur pajisjen. Por në vlerësimin tim mendoj që ky projekt mund të konsiderohet një projekt me sukses të plotë”.

Ora 19:00 – Mbyllet orari zyrtar i procesit të votimit

Ora 19:00 shënon zyrtarisht mbylljen e procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare në vendin tonë. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 të kësaj në diele në të gjithë Shqipërinë.

Me mbylljen e orarit zyrtar, të drejtën për të votuar e kanë vetëm ata qytetarë që ndodhen ende jashtë qendrave të votimit. Më pas, pas mbylljes së procesverbaleve pritet të nisë transportimi i kutive të votimit, drejt qendrave të numërimit.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte e lartë.

Ora 18:45 – Kush ndodhet në selinë e Partisë Socialiste

Gazetarja e Tv Klan, Elja Zotka ka raportuar se çfarë po ndodh në këto momente në selinë e Partisë Socialiste. Sipas saj, brenda selisë rozë për momentin ndodhet Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe drejtuesi politik i kryeqytetit, Erion Veliaj si dhe sekretari organizativ, Arben Pëllumbi.

Sipas burimeve për gazetaren, Kryeministri fillimisht ka drekuar në Durrës dhe më pas është kthyer në seli. Ndërkohë kryebashkiaku Veliaj ndodhet aty prej orës 10:00, pasi votoi.

Zotka u shpreh se në korridoret e Partisë Socialiste flitet për rezultat pozitiv pasi pretendojnë se shumica e pjesëmarrësve në votime kanë qenë socialistë.

Kujtojmë që gjatë ditës nga selia rozë ka pasur vetëm një komunikim për mediat nga kandidatja Bora Muzhaqi, e cila bëri thirrje për qytetarët që të dalin të votojnë.

Ora 18:30 – KQZ: Sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 18:00 pjesëmarrja është e lartë. Sipas KQZ-së deri tani kanë raportuar 1613 qendra votimi nga 5199 që janë në total, që përkthehet në 45.53%.

E përkthyer në votues, bëhet me dije kanë votuar 517,881 zgjedhës nga 1,137,369 që kanë në total qendrat e votimit që kanë raportuar pranë KQZ-së.

Qarku që ka pjesëmarrje më të lartë në votime është Tirana me një pjesëmarrje 51.58%.

Ora 18:21 – Thirrja e fundit e Metës për qytetarët: Votoni, e domosdoshme për të ardhmen e vendit

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrjen e fundit qytetarëve që të dalin të votojnë. Ku na ndajnë më pak se 1 orë nga mbyllja e procesit të votimit, Meta tha nga Vlora se kjo është një ditë historike.

“Kam një mesazh për qytetarët, pjesëmarrje, pjesëmarrje, pjesëmarrje që të tregojmë se e kemi kuptuar rëndësinë dhe fuqinë e votës sonë se vetëm barazia e votës na garanton barazinë e ligjit për veten dhe për fëmijët tanë. Kjo është ditë historike sepse jemi njohur si vend problematik për standardet e zgjedhjeve dhe kjo ka mbajtur peng çeljen e negociatave. Është e domosdoshme që kjo ditë të vazhdojë këtu derisa të mbyllet procesi i votimit. Të mos harrojmë se për votën e lirë janë martirizuar shumë njerëz. Kjo është domosdoshmëri për të ardhmen e Shqipërisë. Ndaj dhe unë besoj shumë që pjesëmarrja shumë e lartë në të gjithë vendin do të vijojë dhe besoj se edhe këtu në Vlorë pavarësisht prej vështirësive dhe problemeve që kanë patur emigrantët, përsëri mendoj që Vlora i ka mundësitë të vazhdojë të japë kontributin e saj. Të shkojnë me qetësi drejt qendrave të votimit, të votojnë për atë që besojnë se është alternativa më e mirë. Për ne më e rëndësishme është bashkëjetesa demokratike se rezultati. Gjithë shqiptarët i kanë sytë tek Shqipëria sot. Nuk mundet kurrë një qytetar nesër t’i kërkojë llogari parlamentit, deputetit që nuk e voton, t’i kërkojë llogari qeverisë që do të krijohet, Presidentit të ri që do të zgjidhet nga ky parlament. E drejta e llogaridhënies fillon tek vota dhe kjo është e domosdoshme që të gjithë ta ushtrojnë këtë të drejtë. Vlora ka qenë është dhe do të jetë edhe më shumë pas kësaj dite Vlora me të cilën krenohen të gjithë shqiptarët. Do të jetë Vlora që në një moment historik do të thotë fjalën e saj. Unë jam këtu për shkak të rëndësisë që ka integriteti i procesit. Ky është shesh që është i gjithë shqiptarëve. Prandaj zgjodha këtë shesh. Sa më e lartë të jetë pjesëmarrja edhe unë jam optimist”, tha Meta.

Ora 18:14 – Basha: Edhe 1 orë për të marrë fatin tonë në dorë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka bërë thirrje edhe njëherë që qytetarët të cilët nuk kanë votuar, t’u drejtohen kutive të votimit.

“Sot është një ditë e jashtëzakonshme për demokracinë tonë. Kemi dhe 1 orë mundësi për të votuar. Dilni nga shtëpitë tuaja, votoni për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për vendin tonë. Nëse keni votuar, ju faleminderit, trokisni në një derë te dikush që nuk ka votuar. Është një ditë e mrekulleshhme për demokracinë shqiptare. Edhe 1 orë për të marrë fatin tonë në dorë”, tha Basha.

Orari zyrtar i votimit mbyllet në orën 19:00. 

Ora 17:59 – Vjen reagimi i parë nga selia e PS për pjesëmarrjen në votime

Kur kanë mbetur edhe 60 minuta nga mbyllja e orarit zyrtar të procesit të votimit, nga selia rozë ka ardhur thirrja e parë drejtuar qytetarëve.

Kandidatja për deputete, Bora Buzhaqi ka vlerësuar procesin e votimit të deritanishëm dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që nuk kanë votuar që të marrin pjesë në këtë proces.

“Faleminderit për qytetarinë e treguar gjatë ditës ku keni marrë pjesë në këtë proces. Kush nuk ka votuar ende le të përfshihet në proces. Ushtroni të drejtën tuaj themelore. Ndiqni shembullin e atyre që deri më tani e bënë detyrën e tyre. Sa më shumë të marrin pjesë në zgjedhje aq më shumë politika i merr parasysh hallet dhe ëndrrat tona”.

Ora 17:48 – Dhuna ndaj çiftit, shpallet në kërkim vëzhguesi i PD-së dhe vëllai i tij

Në fshatin Veshmi të Maliqit ka nisur procesi i votimit pas incidentit të rëndë ku u dhunua një çift bashkëshortësh nga një vëzhgues i Partisë Demokratike dhe vëllait të tij.

Gazetarja Daniela Zisi raportoi se dy vëllezërit janë shpallur në kërkim pasi menjëherë pas ngjarjes janë larguar nga qendra e votimit.

Incidenti ku u dhunua çifti i bashkëshortëve ndodhi për shkak se tentuan të votojnë në mënyrë familjare, që është kundër ligjeve të vendit.

Kjo tentativë e votimit familjar nuk është lejuar nga një vëzhgues i Partisë Demokratike nuk e ka lejuar dhe aty ka nisur përplasja që në fillim ka qenë verbale, por më pas ka degraduar në përplasje fizike.

Ora 17:30 – KQZ: Sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 17:00 pjesëmarrja është e lartë. Sipas KQZ-së deri tani kanë raportuar 1585 qendra votimi nga 5199 që janë në total, që përkthehet në 43.61%.

E përkthyer në votues, bëhet me dije kanë votuar 486,944 zgjedhës nga 1,116,609 që kanë në total qendrat e votimit që kanë raportuar pranë KQZ-së. Qarku që ka pjesëmarrje më të lartë në votime është Dibra me një pjesëmarrje 49.63%.

Ora 17:20 – Meta nga Fieri: Mbarëvajtja e zgjedhjeve na ndihmon për procesin e integrimit

Presidenti Ilir Meta, pas vizitës në Durrës e Elbasan ka shkuar dhe në Fier. Në një prononcim për mediat, Meta ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë.

Sipas Presidentit mbarëvajtja e zgjedhjeve do të ndikojë për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Mbarëvajtja e këtij procesi do të jetë një kontribut i jashtëzakonshëm për negociatat me Bashkimin Evropian. Por do të ndikojë dhe në normalitetin e domosdoshëm për normalitetin e institucioneve në vend dhe të gjithë duhet të kontribuojmë për këtë gjë“, tha Meta,

Më tej kreu i shtetit u shpreh se ecuria e suksesshme e zgjedhjeve do të bëjë që të gjitha problemet të mos marrin vëmendjen e duhur.

Pjesëmarrja e madhe dhe ecuria e suksesshme do të na ndihmojmë që ato problemet që kanë ndodhur para zgjedhjeve të mos marrin vëmendjen e duhur“, tha Meta.

Ora 17:03 – Floriana Garo thirrje qytetarëve të dalin në votime: Mos prisni momentin e fundit

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime.

“Kemi ende 3 orë të tjera për të votuar. Kjo është mundësia jonë. Ne kemi vetëm më pak se 3 orë të tjera për të përcaktuar të ardhmen tonë. Është një ditë e mrekullueshme në Shqipëri sot. Në të gjithë kemi shumë shpresë. Por nuk duhet të qëndroni në shtëpi. E drejta për të votuar nuk duhet të anashkalohet sot.

I kërkoj çdonjerit prej jush të dalë dhe të votojë. Ju merr vetëm 5 minuta kohë dhe do të ndikojë në jetët e të gjithëve për 4 vitet e ardhshme. Mos e humbni këtë mundësi. Mos u dorëzoni. Shkoni dhe votoni tani, mos prisni për momentin e fundit. Ky është momenti juaj. Ky është momenti ynë. Mos e humbasim këtë moment. Dilni, dhe votoni”, thotë Floriana Garo.

Ora 16:54Basha vizitë në Durrës: Dilni të gjithë në votime

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas Elbasanit ka shkuar në Durrës dhe prej andej ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët.

Basha ka thënë që të gjithë duhet të shkojnë të votojnë dhe askush mos të qëndrojnë në shtëpi. Numri një i opozitës tha se sot është dita e qytetarëve dhe nuk pranoi të bënte asnjë koment politik.

Gazetari: A është situata në terren ajo që ju jep energji?

Lulzim Basha: Së pari dua t’ju jap një përshëndetje të gjithë durrsakeve dhe durrsakëve, të gjithë banorët e qarkut të Durrësit që kanë dalë dhe kanë votuar deri tani. Dua t’ju them shkoni dhe flisni në dyert e atyre që s’kanë votuar merrini, çojini në kutitë e votimit. Kjo është dita juaj, është dita e familjeve tuaja, është dita e vendit tuaj, është dita e Durrësit tuaj. Të gjithë masivisht, edhe dy orë e gjysmë mbyllen kutitë të gjithë masivisht drejt kutive të votimit. Dimri po merr fund, dielli po shkëlqen. Të mos mbetet askush pa votuar. Të gjithë drejt kutive të votimit

Gazetari: Dukeni i buzëqeshur sot

Lulzim Basha: Ditë e bukur, Durrësi i bukur, popull i bukur, e ardhme e bukur na pret sepse jemi bërë të gjithë bashkë. Të gjithë drejt kutive të votimit, askush të mos qëndrojë në shtëpi. Kush ka votuar të marrë familjen, të marrë shokët, miqtë drejt kutive të votimit. Kjo është dita juaj vëllezër dhe motra durrsakë, vëllezër dhe motra shqiptarë. Procesi zgjedhor është procesi i shqiptarëve, ndaj deri në fund të procesit thirrja ime është një dhe vetëm një: të gjithë drejt kutive të votimit që mos të mbetet askush pa votuar. Kush ka nevojë për asistencë, të dashur qytetarë të Durrësit ndihmojini nëse janë të moshuar, të rinj, të reja, ndihmojini, çojini në qendrat e votimit. Të gjithë drejt kutive të votimit. Kjo është dita e shqiptarëve, kjo është dita e qytetarëve. Faleminderit!

Ora 16:45 – Incident i rëndë në Maliq, vëzhguesi i PD dhunon çiftin e bashkëshortëve

Një incident i rëndë është shënuar në fshatin Veshmi të Bashkisë Maliq. Shkak është bërë një tentativë e votimit familjar.

Gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, raporton se ka qenë një familje që ka tentuar që të votojë në mënyrë familjare, që është kundër ligjeve të vendit.

Kjo tentativë e votimit familjar nuk është lejuar nga një vëzhgues i Partisë Demokratike nuk e ka lejuar dhe aty ka nisur përplasja që në fillim ka qenë verbale, por më pas ka degraduar në përplasje fizike.

Edhe pse kanë ndërhyrë komisionerët dhe vëzhguesit e tjerë, sërish dhuna ka vijuar. Siç raportohet vëzhguesi i PD ka qëlluar çiftin e bashkëshortëve dhe të dy kanë mbetur të plagosur.

Ora 16:30 – KQZ: Sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 16:00 pjesëmarrja është e lartë. Sipas KQZ-së deri tani kanë raportuar 1780 qendra votimi nga 5199 që janë në total, që përkthehet në 40.84%.

E përkthyer në votues, bëhet me dije kanë votuar 510,943 zgjedhës nga 1,251,170 që kanë në total qendrat e votimit që kanë raportuar pranë KQZ-së. Qarku që ka pjesëmarrje më të lartë në votime është Dibra me një pjesëmarrje 47.52%.

Ora 16:18 – KQZ: Rikthehet në funksion aplikacioni për përpunimin e rezultateve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se aplikacioni për përpunimin e rezultateve është rikthyer në punë, pas një sulmi që i është bërë nga hakerat.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e këtij institucioni, Drilona Hoxhaj, u shpreh se dhe votimi ka rinisur në të gjitha qendrat e votimit dhe situata tashmë është e qetë.

Votimi po vijon në të gjitha qendrat e votimit. Situata është mëse e qetë. Sa i përket pjesëmarrjes, aplikacioni vijon të jetë funksional, komisionerët dhe operatorët po dërgojnë të dhënat dhe po na mundëson që të kemi një informacion të saktë.

Lidhur me pjesëmarrjen deri në orën 16:00 është në 38.1% që është pjesëmarrja nga të dhënat e dërguara deri tani nga operatorët“, tha zëdhënësja e KQZ.

Ora 15:52 Soreca thirrje nga Durrësi qytetarëve që nuk kanë votuar ende

Ambasadori i delegacionit të BE në vendin tonë, Luigi Soreca ka qenë në Durrës ku ka parë nga afër procesin e votimit në një qendër votimi.

Soreca u bëri thirrje qytetarëve që nuk kanë votuar ende, që ta përmbushin këtë të drejtë të tyre, por njëkohësisht edhe detyrim kushtetues.

Ndër të tjera, ai kërkoi nga liderët politikë që të presin me qetësi rezultatin e zgjedhjeve pas mbylljes së procesit të votimit.

“Komentet që ne kemi marrë sot që Shqipëria po shpreh vullnetin e saj duke votuar. Votimi ka ecur mirë pa probleme pavarësisht disa gjërave të ndryshme të cilat do të hetohen. Ka ende 3 orë kohë ndaj thirrja jonë është për qytetarët që nuk kanë  votuar ende. E dimë që sot është ditë e bukur por duhet të vini të votoni. Pas votimit prisni me durim rezultatin dhe për udhëheqësit politik kini durim të shihni se cili do jetë ky rezultat”, u shpreh ambasadori i BE.

Ora 15:49 – Kim mesazh politikanëve nga Durrësi: Pranoni rezultatin e zgjedhjeve

Ambasadorja Yuri Kim e shoqëruar nga ambasadori Soreca kanë parë nga afër dhe procesin e votimit në Durrës.

Kim në një deklaratë për mediat u shpreh se procesi ka shkuar i qetë dhe bëri thirrje për liderët politik hde të gjithë kandidatët që të pranojnë rezultatin zgjedhor në fund.

“Jemi shumë të kënaqur që jemi në Durrës. Kemi vizituar shumë qytete dhe kemi parë pjesë marrje të lartë në votime, Kjo tregon se shqiptarëve u intereson vendi i tyre. E di që janë raportuar disa incidente, por tashmë autoritetet duhet të hetojnë. Prokurorët të hetojnë deri në fund. Qytetarët po bëjnë detyrën e tyre. Tani ka ardhur koha që kandidatët dhe drejtuesit politik të presin rezultatet dhe të pranojnë gjykimin e popullit”, tha diplomatja.

Ora 15:39 – Basha nga Elbasani: Qytetarët mos presin një shans të dytë, masivisht drejt kutive të votimit

Lulzim Basha ka shkuar në Elbasan ku është takuar me struktura të Partisë Demokratike në këtë qytet.

Gjatë fjalës së tij për gazetarët, Basha dha mesazhe bashkimi dhe bëri thirrje që të shkojnë të votojnë ata qytetarë të cilët nuk e kanë kryer ende këtë proces.

Jo rastësisht besoj jeni në Elbasan?

Lulzim Basha: Unë nuk jam kurrë rastësisht në Elbasan, vetëm rastësi nuk ka këtu. Kam një vëmendje dhe një dashuri për këtë qytet të cilit kam patur nderin t’i shërbej si deputet dhe ku vlerësoj qytetarinë, vlerësoj mençurinë, vlerësoj kulturën dhe shpirtin e dijes e të shkencës që i kanë dhënë kombit shqiptarë figurat e shquara dhe qytetarinë me të cilën Elbasani sot po del masivisht të votojë për të ardhmen e tij, për të ardhmen e familjeve të Elbasanit, për të ardhmen e Shqipërisë. Ndaj, dua t’ju bëj një thirrje të gjithë qytetarëve që nuk kanë dal akoma të votojnë, të dalin masivisht, në veçanti tani pas orarit të drekës familjare, të kësaj të diele të bukur plot me diell, të dalin masivisht, të votojnë për fëmijët e tyre, për familjen e tyre dhe për të ardhmen e Elbasanit dhe të Shqipërisë.

Gazetari: Si ka vijuar deri tani procesi? Ka pasur problematika?

Lulzim Basha: Në këndvështrimin e vëzhguesve tanë në teren ka një pjesëmarrje shumë të mirë, por ka akoma qytetarë të cilët duhet ti drejtohen kutive të votimit dhe thirrja ime për ta është: Mos prisni shans të dytë, kjo është mundësia juaj. Dilni masivisht! Merrni me votën tuaj fatin e fëmijëve tuaj, e familjeve tuaja, në dorën tuaj. Masivisht drejt kutive të votimit deri në orën 7. Tani kanë ngelur dhe ato 4 orë, 3 orë e gjysmë, masivisht drejt kutive të votimit! Kjo është thirrja që i bëj gjithë qytetarëve të Elbasanit dhe gjithë qytetarëve shqiptarë kudo ku ndodhen që nuk kanë votuar akoma nga Elbasani i qytetarisë, në këtë ditë të bukur pranverore pas një dimri të gjatë. Faleminderit!

Gazetari: Lideri i opozitës mund ta bënte këtë thirrje në Tiranë apo…

Lulzim Basha: E kam bërë nga Tirana, po e bëj nga Elbasani, për pak do ta bëj edhe nga Durrësi. Për një arsye shumë të thjeshtë, jemi bërë pothuajse një lagje, kjo për shkak edhe të lidhje të mëparshme të mijave me Elbasanin, mund të kisha shkuar edhe në Durrës në fillim por erdha më shpejt në Elbasan se sa në Durrës, tani që këtu do të shkoj në Durrës që ta bëjë dhe atje këtë thirrje. Natyrisht ka edhe qytete të tjera ku mund të shkoja, por dita është e kufizuar, mesazhi është i njëjtë, dilni dhe votoni, është dita juaj, është dita e fuqisë tuaj me votën tuaj. Faleminderit, një falënderim të veçantë për mediat, për mbulimin që po i bëni kësaj dite shumë të rëndësishme që është dita më e rëndësishme sepse janë zgjedhjet më të rëndësishme dhe këtë thirrje e kam edhe për ju, mos harroni pas këtij misioni të rëndësishme që keni të shkoni dhe ju si gjithë qytetarët e tjerë të shkoni të votoni për veten tuaj, për familjet tuaja, për mediat dhe për një Shqipërinë europiane.

Ora 15:30 – KQZ: Sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 15:00 pjesëmarrja është e lartë. Sipas KQZ-së deri tani kanë raportuar 1525 qendra votimi nga 5199 që janë në total, që përkthehet në 37.96%.

E përkthyer në votues, bëhet me dije kanë votuar 404,591 zgjedhës nga 1,065,748 që kanë në total qendrat e votimit që kanë raportuar pranë KQZ-së.

Qarku që ka pjesëmarrje më të lartë në votime është Dibra me një pjesëmarrje 43.06%.

Ora 15:33 – Tjetër rast i fotografimit të votës në Vlorë, qytetari shpallet në kërkim nga policia

Në Vlorë është shënuar një tjetër rast i fotografimit të votës, i dyti gjatë ditës së sotme.

Gazetari i Tv Klan, Erion Todhe, i cili sot është stacionuar në qytetin bregdetar, ka raportuar se një qytetar ka tentuar të fotografojë votën.

Nuk është e qartë nëse ka arritur ta fotografojë, pasi votuesi është pikasur nga komisionerët. Qytetari i identifikuar si Sh.Tare ka mundur të arratiset. Ai u largua me vrap duke mundur të shpëtojë. Ndërkohë, komisionerët e qendrës së votimit në konviktin e shkollës industriale në Vlorë njoftuan policinë dhe Prokurorinë për rastin. Qytetari që tentoi të fotografonte votën është shpallur në kërkim policor. 

Ora 15:32 – “Lejon emigrantët nga Greqia të votojnë”, akuza për Policinë Kufitare në Gjirokastër

Gazetari i Klan News, Vladimir Lame, që është stacionuar në Gjirokastër që prej mbrëmjes së djeshme ka raportuar të dhënat e fundit nga situata zgjedhore në këtë qark.

Në një lidhje direkte, gazetari tha se pjesëmarrje po shtohet orë për ore dhe deri tani nuk ka pasur incidente në qendrat e votimit.

I vetmi incident që sipas burimeve ka ndodhur është një denoncim i Lëvizjes Socialiste për Integrim që ka akuzuar Policinë Kufitare se ka lejuar emigrantët nga Greqia që të votojnë edhe pse Komiteti Teknik ka kërkuar që të gjithë personat që futen nga ky vend duhet të karantinohen për 14 ditë.

Lame sqaroi se lidhur me këtë situatë do të ketë një kallëzim në Prokurori, por ende nuk është e paqartë nëse denoncimi është i saktë apo jo.

Ora 14:00 – KQZ: Sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 14:00 pjesëmarrja është e lartë. Sipas KQZ-së deri tani kanë raportuar 1325 qendra votimi nga 5199 që janë në total, që përkthehet në 35.67%.

E përkthyer në votues, bëhet me dije kanë votuar 330,237 zgjedhës nga 925,894 që kanë në total qendrat e votimit që kanë raportuar pranë KQZ-së.

Qarku që ka pjesëmarrje më të lartë në votime është Dibra me një pjesëmarrje 41.22%.

Ora 14:28 – Celibashi: Është sulmuar aplikacioni i KQZ

Komisioneri Ilirjan Celibashi thotë se aplikacioni i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve është sulmuar kibernetikisht. Në një konferencë shtypi, Celibashi tha se kjo është arsyeja përse ka informacion të cunguar dhe jo të plotë në raportimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në votime nga Qendrat e Votimit në të gjithë Shqipërinë. Ekspertët e KQZ janë duke punuar për të rregulluar këtë problem, në të kundërt Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka plan B dhe plan C nëse ky aplikacion nuk funksionon.

“Pjesëmarrja që KQZ deklaron është pjesëmarrje mbi bazë të atyre qendrave të votimit që raportojnë informacion. Kemi numër të vogël qendrash votimi që janë raportuar për momenitn, sepse aplikacioni i KQZ është sulmuar pak më përpara. Teknikët tanë po punojnë që ta zgjidhin këtë. Nëse nuk do zgjidhet, kemi edhe një plan B dhe një plan C për të përditësuar pjesëmarrjen”, deklaroi Celibashi.

Ora 13:30 – KQZ: Sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 13:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 13:00 pjesëmarrja është e lartë. Sipas KQZ-së deri tani kanë raportuar 65 qendra votimi nga 5199 që janë në total, që përkthehet në 31.87%.

E përkthyer në votues, bëhet me dije kanë votuar 14,431 zgjedhës nga 45,284 që kanë në total qendrat e votimit që kanë raportuar pranë KQZ-së.

Qarku që ka pjesëmarrje më të lartë në votime është Kukësi me një pjesëmarrje 38.69%.

Ora 12:23 – Meta në Shijak: I vetmi problem janë radhët e gjata të qytetarëve që duan të votojnë

Presidenti Ilir Meta pas Elbasanit ka shkuar në Shijak ku ka parë nga afër procesin zgjedhor dhe në këtë zonë. Në një deklaratë për mediat , Meta tha se i vetmi problem janë radhët e gjata të qytetarëve që kërkojnë të votojnë.

Shijaku do të shkëlqejë dhe do të nxjerrë vlerat e tij më të mira. I vetmi problem është që ka radhë të gjata të qytetarëve për të votuar“, tha Presidenti.

Më tej Meta tha se procesi po shkon shumë mirë dhe tha se kështu duhet të përfundojë, të ketë transparencë dhe gjatë procesit të numërimit.

I ftoj të gjitha forcat politike të gjithë kandidatët, të gjithë administruesit e këtij procesi të vijojnë në këtë mënyrë. Kjo ditë që nisi mrekullueshëm duhet të përfundojë kështu. Kështu duhet të vijojë dhe nata me dritë dhe me transparencë. Vetëm kështu jemi gati që të shkojmë drejt Evropës“, shtoi Presidenti.

Ora 12:21 – Shoqërohet një person në Shkodër, u kap duke fotografuar votën

Një person në një nga qendrat e votimit në Shkodër është shoqëruar në polici.

Sipas burimeve të Klan News, ai u kap duke fotografuar votën. Ndaj tij janë kryer procedurat penale, pasi fotografimi i votës përbën shkelje ligjore.

Edhe në disa qendra votimi në të gjithë vendin ka patur raste të ngjashme të fotografimit të votës.

Ora 12:03 – Voton ish-Kryeministri Fatos Nano: Erdha të nxis pjesëmarrjen në votime

Ish-Kryeministri Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij Xhoana Nano kanë votuar mesditen e sotme në zonën e Mulletit në kryeqytet.

“Unë besoj se sot mund të jetë një ditë si gjithë të tjerat dhe të mos jetë aq e gjatë periudha kur duhet të presim. Më në fund një pjesë do gëzohen, një pjesë do mërziten. Jam i sigurt që ata që do gëzohen do gëzohen për të gjithë, ata që do mërziten të mërziten vetëm për vete dhe të mos i mbajë shumë”.

I pyetur nga gazetarët si e komenton pjesëmarrjen në votime, Fatos Nano tha se është e ulët dhe pikërisht për këtë arsye shkoi të votonte që të nxisë qytetarët.

“Ishte pak e ulët prandaj erdha që ta nxis”.

Ora 11:53 – Komisioneri i PD-së përplaset fizikisht me qytetarin që tentoi të votonte familjarisht

Në Libonik të Korçës është ndërprerë procesi i votimit. Sipas komisionerëve të PD-së, një qytetar ka tentuar të votojë familjarisht, gjë që është në shkelje të Kodit Zgjedhor.

Korrespondentja e Klan News në Korçë, Daniala Zisi, raporton se kjo gjë ka sjellë edhe përplasje fizike mes personit në fjalë dhe komisionerëve të PD-së.

Policia ende nuk ka arritur në vendngjarje, ndërsa mësohet se votimi është ndërprerë edhe në disa qendra të tjera votimi për shkak të problemeve teknike të aparaturave.

Ndërkohë, në Trestenik të Devollit ku më parë nuk kishte nisur votimi, procesi ka filluar dhe po vijon normalisht.

Ora 11:39 – Votoi PD dhe më pas LSI, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë që fotografoi dy herë votën

Një incident ka ndodhur në një qendër votimi në Tiranë. Në shkollën “Andon Zako Çajupi”, një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë duke fotografuar votën.

Burime për Tvklan.al bëjnë me dije se 30-vjeçari i identifikuar si Granit Sulku ka votuar dy herë. Herën e parë ai ka votuar për Partinë Demokratike dhe ka fotografuar votën dhe i ka thënë komisionit se iu prish fleta e votimit duke kërkuar një të re.

Bëhet me dije komisioni i ka dhënë një fletë tjetër votimi dhe ky Sulku këtë herë ka votuar për LSI-në dhe e ka fotografuar sërish fletën e votimit. Por kjo gjë është vënë re nga komisioni, i cili ka kërkuar ndihën e Policisë dhe është bërë arrestimi i tij.

Granit Sulku tashmë ndodhet në komisariat dhe pasi i është komunikuar arrestimi për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.

Ora 11:39 – Soreca ndjek votimet në Elbasan, thirrja e tij për qytetarët shqiptarë

Ambasadori i delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka ndjekur procesin e votimit në teatrin Skampa në Elbasan.

Në një prononcim për gazetarët, Soreca tha se Bashkimi Europian po monitoron këtë proces në të gjithë Shqipërinë.

Ambasadori europian u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më shumë në votime dhe të ushtrojnë të drejtën dhe përgjegjësinë e tyre.

“Është ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë që do të ushtrojnë të drejtën që ata kanë për të votuar. Në këtë qendër por edhe në qendrat e tjera e kemi parë që shumë zgjedhës kanë dalë për të votuar dhe kanë hedhur votën e tyre. Kam identifikuar se ka një prirje që sistemi i ri po funksionon. Ka edhe disa probleme teknike por e kam parë vetë që janë zgjidhur shumë shpejt. Thirrja ime për të gjithë shqiptarët është që të shkojnë të votojnë, duhet të ushtroni jo vetëm të drejtën për të votuar por edhe përgjergjësinë që keni për të votuar. Ne po i ndjekim të gjitha zhvillimet nga afër, ne jemi të pranishëm në të gjithë Shqipërinë”, tha ambasadori Soreca.

Ora 11:30 – Zgjedhjet 2021, KQZ: Sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 11:00 kanë marrë pjesë 19.63% e votuesve. Sipas KQZ-së deri tani kanë raportuar 1383 qendra votimi nga 5199 që janë në total.

E përkthyer në votues, bëhet me dije kanë votuar 186,089 zgjedhës nga 948,130 që kanë në total qendrat e votimit që kanë raportuar pranë KQZ-së. Qarku që ka pjesëmarrje më të lartë në votime është Tirana me një pjesëmarrje 21.91%.

Ora 11:30 – Qytetari fotografon votën në Vlorë

Procesi i votimit në një qendër votimi në Vlorë u ndërpre për rreth 15 minuta për shkak se një qytetar ishte futur me celular dhe kishte fotografuar votën.

Gazetari i Tv Klan Erion Todhe, i cili raporton nga Vlora, ka mësuar se qytetari është ndaluar nga organet kompetente dhe i është fshirë fotografia nga celularin e tij.

Ndërkohë, policia e ka proceduar penalisht këtë qytetar sipas legjislacionit në fuqi. Më pas procesi i votimit rifilloi normalisht.

Një tjetër problematikë është raportuar nga shtabi i PS po në Vlorë, që sipas tyre, deputetja e LSI në këtë qytet, Liri Dema, ishte futur në një qendër votimi që nuk është qendra e saj.  

Foto e denoncuar nga PS për deputeten e LSI në Vlorë

Ora 11:09 – Kreu i KQZ: Pajisja e identifikimit të përdoret edhe kur nuk funksionon printeri

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje komisionerëve dhe operatorëve të qendrave të votimit që të mos ndalojnë punën e identifikimit elektronik në rastet kur printeri i pajisjes nuk funksionon.

Në një konferencë shtypi, Celibashi u shpreh se procesi i identifikimit elektronik në këtë rast duhet të vijojë dhe të mos bllokohet pajisja, edhe nëse printeri ka probleme.

“Janë 142 qendra votimi nga 5199 në të cilat procesi i identifikimit po bëhet manualisht. Për rreth 120 qendra votimi kjo për faktin se operatorët nuk u paraqitën në vendin e votimit dhe në 40 nuk arritëm që të gjenim operatorët. Kemi patur disa probleme të karakterit teknik. Ka patur disa probleme më së shumti për shkak të nivelit të ulët të dijeve të marra nga operatorët por ka patur dhe probeme të pajisjes që më së shumti lidhen me printimin. Edhe në rastet kur pajisja nuk printon në mënyrë korrekte kuponin që tregon pamjen e votuesit, procesi i identifikimit elektronik duhet të vazhdojë dhe pajisja të vazhdojë të përdoret. Nuk ka asnjë arsye për faktin që printeri nuk punon të mos përdoret as pajisja”.

Në ato qendra votimi ku identifikimi është bërë manualisht që në fillim, nuk rekomandohet përdorimi i pajisjes në orët në vijim.

“Nëse pajisja nuk funksionon dhe nuk zëvendësohet duhet të kalojnë në identifikimin manual. Në ato qendra ku procesi i identifikimit ka filluar manualisht, duhet të vazhdojë manualisht”.

Që në orët e para të ditës ka patur rreth 5700 telefonata nga qendrat e votimit në adresë të KQZ për probleme me pajisjen elektronike dhe një pjesë e tyre kanë marrë zgjidhje, tha Celibashi. Ky i fundit u bëri thirrje edhe komisionerëve që të mos braktisin vendin e punës, kurse anëtarët e partive të respektojnë përgjegjësitë që kanë.

“Anëtarët e partive të respektojnë përgjegjësitë e tyre, nuk ka arsye që edhe probleme të vogla t’i kategorizojnë si të natyrës politike. Kushdo komisioner apo operator do t’i bëjë bisht largimit nga detyra do të këtë pëgjegjësi penale. Përfaqësuesit e partive politike t’i lënë të qetë të bëjnë punën e tyre”. 

Ora 11:07 – Ndërpritet votimi në një qendër votimi në Tropojë, sherr mes komisionerëve

Në një qendër votimi në Tropojë, në Lekbibaj, është ndërprerë procesi i votimit. Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat ka thënë se në këtë qendër votimi ka pasur sherr mes komisionerëve të PS dhe PD.

Procesi i votimit ka filluar në të gjitha qendrat, por kemi ndërprerjen e një qendre votimi në Lekbibaj për shkak të konfliktit mes komisionerëve të asaj qendre. Jemi duke ndjekur situatën përse e kanë konfliktin komisionerët. Ju kërkoj përfaqësuesve të partive që të angazhohen seriozisht“, tha Celibashi.

Më tej kreu i KQZ u shpreh se institucioni që ai drejton të do të vijojë punën dhe do të zgjidh këtë problem.

Ora 10:55 – Probleme në disa qendra votimi në Korçë, përplasje mes komisionerëve të PS dhe PD

Korrenspondentja e Klan News në Korçë, Danjela Zisi, ka raportuar për përplasje dhe tension mes komisionerëve të Partisë Socialiste dhe atyre të Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës.

Konkretisht, në Libonik ka patur debate mes komisionerëve të dy palëve. Shkak është bërë prezenca e punonjësve të administratës publike në këtë qendër. Kjo ka shkaktuar debate mes palëve, çka ka sjellë edhe bllokimin e procesit të votimit.

Edhe në Kolonjë pa patur ankesa nga komisionerë të Partisë Demokratike, të cilët kanë raportuar për prezencë të shtuar të administratës publike në Ersekë. 

Ora 10:40 – KQZ: Sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 10:00 kanë marrë pjesë 15.72% e votuesve. Sipas KQZ-së deri tani kanë raportuar 268 qendra votimi nga 5199 që janë në total.

E përkthyer në votues, bëhet me dije kanë votuar 28,403 zgjedhës nga 180,646 që kanë në total qendrat e votimit që kanë raportuar pranë KQZ-së. Qarku që ka pjesëmarrje më të lartë në votime është Tirana me një pjesëmarrje 17.24%.

Ora 10:35 Voton Kryeministri Rama: Mos ushqeni ndenja negative ndaj askujt

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama kanë ushtruar të drejtën e votimit.

Rama pas votimit ka dhënë një deklaratë për mediat duke thënë se sot është një ditë e rëndësishme dhe të gjithë duht të dalin në votime.

Sot është një ditë shumë e bukur, një diell fantastik dhe sot është dita që sot mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative ndaj askujt që me votën e vetë shpreh një opinion tjetër. Mos të harrojmë sot dhe asnjëherë se jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe. Askush mos harrojë se demokracia është një sport pa spektator dhe secili duhet të zbresë vetë në fushë dhe të gjuajë me votë. Kështu që zbrisni në fushë, gjuajeni penalltinë tuaj dhe fitoftë më i miri“, tha Rama.

Më herët kanë ushtruar të drejtën e votës dhe Presidenti Meta, kreu i opozitës Basha, si dhe lidërët e tjerë të politikës.

Ora 10:20 – Kreu i KQZ: Udhëheqësit politik të jenë të matur në deklaratat e tyre

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar se situata e votimit është e qetë dhe ka disa probleme teknike për shkak të mënyrës së re të votimit.

Më tej Celibashi në një reagim në mediat sociale ai fton kandidatët për deputet dhe udhëheqësit politik që të jenë të matur në deklaratat e tyre publike.

Situata e votimit është e qetë dhe me shumë pak problematikë teknike. Ftoj kandidatët për deputet, e në veçanti udhëheqësve politik dhe drejtuesve të institucioneve kryesore të shtetit të demostrojnë qetësi, durim dhe maturi në komunikimet publike dhe kështu t’i adresohen mbështetësve“, shkruan Celibashi.

Ora 10:15 – Meta shkon në Elbasan: Policia të ndalojë çdo krim zgjedhor

Presidenti Ilir Meta pasi ka ushtruar të drejtën e votës që në orët e para të mëngjesit, ka shkuar në Elbasan ku ka parë se po ecën procesi i votimit në këtë qark.

Meta ka zhvilluar një takim me Gazment Bardhin, drejtuesin politik të Partisë Demokratike në këtë qark, ku është njohur dhe me zhvillimet  e fundit. Pas takimit, kreu i shtetit ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, ku njoftoi se ka komunikuar dhe më ndërkombëtarët.

Po ashtu u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve që të zbatojnë ligjin dhe të ndalin krimet zgjedhore.

Policët duhet të bëjnë detyrën dhe të ndalojnë çdo krim zgjedhor. Barazia e votës nga garanton barazinë përpara ligjit. Presidenti është simboli i uniteti kombëtar, garanti i kushtetutës. Presidenti përqafon ata që kanë votuar deri tani dhe ata që po presin për të votuar“, tha Meta.

Deri tani nga Elbasani është raportuar se përveç problemeve teknike nuk ka pasur incidente të tjera.

Ora 10:13 – Voton Sali Berisha: Drejt fitores, regjimi është në largim

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka votuar sot në shkollën “Kosova” në kryeqytet aty ku ka dhe qendrën e votimit.  

Berisha ka thënë për gazetarët se votimi po vijon i sigurtë drejt fitores, teksa ka shtuar se “regjimi është drejt largimit”.

Në këtë aspekt, ish-Kryeministri foli edhe për emigrantët për të cilët tha se u bllokuan qëllimisht përmes karantinës për të mos votuar.

“Fitorja ka fytyrën dhe bukurinë e kësaj dite të bekuar. Ftoj me këtë rast çdo qytetar të këtij vendi të firmosë ditën e sotme një fitore madhështore për Shqipërinë. Të votojë për sakrificat e tij, të votojë për familjen, fëmijët, nipërit, mbesat. Të votojnë për emigrantët shqiptarë që një regjim në largim i bllokoi, u shpiku karantinën si një mjet politik për të mos lejuar votimin e tyre. Të votojë për të gjitha ata të cilët i thonë lirisë liri dhe Shqipërisë Shqipëri. Rroftë fitorja. Deri tani votimi po ecën i sigurtë drejt fitores me gjithë grahmat, përpjekjet e përpëlitjet atiligjore të pamoralshme, fitorja po bëhet çdo minutë më e madhe, më e bukur, më e fuqishme”, tha ish-Kryeministri Sali Berisha. 

Ora 09:53 – Ambasada britanike: Votoni që zëri juaj të dëgjohet

Ambasada britanike në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të dalin në votime. Në një postim në mediat sociale, ambasada shkruan se të gjithë duhet të votojnë që zëri i tyre të dëgjohet.

Zgjedhjet po ndodhin tani. Nëse je një votues në Shqipëri, atëherë sot ke mundësinë të vendosësh se kush do të qeverisë vendin dhe të ardhmen tënde. Sigurohu që ti, miqtë dhe familja jote ta bëni zërin tuaj të dëgjohet!“, shkruan ambasada.

Po ashtu kjo seli diplomatike ka ngritur disa grupe monitorimi në terren, për të parë se si do shkojë procesi i votimit.

Ora 09:36 – Zëdhënësja e KQZ: Në disa qendra votimi, probleme me përdorimin e pajisjes elektronike

Zëdhënësja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxhaj, deklaroi se në disa qendra votimi ka patur problematika lidhur me pajisjet e identifikimit biometrik.

Sipas zëdhënëses së KQZ, problematika ka qenë e lidhur me përdorimin e pajisjes elektronike duke theksuar se disa komisionerë nuk kanë marrë pjesë në trajnime.

Ka patur disa problematika në disa qendra votimi. Disa komsionerë nuk kanë marrë pjesë në trajnime. Problematika ka të bëjë me përdorimin e pajisjeve”, theksoi Hoxhaj, duke sqaruar se për këto problematika do të ndërhyjë KQZ.

Ndër të tjera, zëdhënësja e KQZ shtoi se në disa qendra votimi në zona të thella procesi ka nisur manualisht pasi nuk ka patur operatorë për përdorimin e pajisjeve elektronike.

“Rreth 100 qendra votimi të cilat nuk kanë qenë të pajisura me operatorë për shkak se janë në zona të thella dhe është filluar procesi i votimit manualisht”

Ora 09:33 KQZ: Sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 09:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 09:00 kanë marrë pjesë 7.23% e votuesve. Sipas KQZ-së deri tani kanë raportuar 1090 qendra votimi nga 5199 që janë në total.

E përkthyer në votues, bëhet me dije kanë votuar 54,389 zgjedhës nga 750,058 që kanë në total qendrat e votimit që kanë raportuar pranë KQZ-së. Qarku që ka pjesëmarrje më të lartë në votime është Tirana me një pjesëmarrje 8.21%.

Ora 09:27 Erion Veliaj: Sot duhet trajtuar si një ditë feste

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, kanë ushtruar të drejtën e votimit.

Veliaj ka zgjedhur që të paraqitet në qendrën e votimit rreth orës 09:20 në Parkun Olimpik. Pas votimit në një deklaratë për mediat u bëri thirrje qytetarëve që

Sot kemi një shans historik që gjithçka të përfundojë mirë. Jam kënaqur që Tirana ishte kampion në votime, sot qytetarët kanë dal masivisht në votime. Sot duhet të trajtohet në një ditë feste. Nëse na kanë lodhur zhurmat, plumbat, xhirimet e gomave, sot është një ditë për fashitur të gjitha“, tha ndër të tjera Veliaj.

Më herët kanë votuar dhe Presidenti Ilir Meta, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kreu i PD Lulzim Basha dhe lider të tjerë të politikës.

Ora 09:22 – Yuri Kim ndjek votimin në Shkodër: Pashë që u bllokua sistemi, por funksionoi plani zëvendësues

Ambasadorja  e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ndoqi nga afër procesin zgjedhor në një qendër votimi në Shkodër këtë të dielë. Gjatë një komunikimi të shkurtër me gazetarët, Kim tha se pa nga afër edhe një rast të bllokimit të punës në procesin e identifikimit biometrik dhe u shpreh e lumtur që problemi u zgjidh menjëherë përmes një plani rezervë. Kim përsëriti se SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat, por procesin zgjedhor.

“Ishte shkëlqyeshëm që pashë se sistemi i ri kartave biometrike funksiononte shumë mirë. Në fakt pata mundësinë të shihja se si numri i kartës nuk doli përmes sistemit, por kishin një plan zëvendësimi dhe u vu mënjeherë në zbatim. E përsërsi që SHBA nuk mbështet një parti apo një kandidat të caktuar, por mbështesim të drejtën e sshqiptarëve për të votuar. Kështu që urojmë që shqiptarët të votojnë të lirë. Kjo është dita juaj”, tha ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Ora 09:06 Voton Lulzim Basha: Dilni e votoni masivisht

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ashtu siç kishte paralajmëruar ka mbërritur në qendrën e tij të votimit pak para orës 09:00.

Basha para se të futej në qendrën e votimit ka përshëndetur disa simpatizantë e më pas ka ushtruar të drejtën e votës. Pas votimit ka dhënë dhe një deklaratë të shkurtër për mediat ku tha se sot është ditë e rëndësishme dhe u bëri thirrje të gjithëve që të votojnë masivisht.

Sot është një ditë e mrekullishme, është një ditë historike., Është dita kur ne kemi fuqinë në dorën tone, ë gjithë ju keni në dorë fuqinë tuaj, për fëmijët tuaj. Sot është të dilni dhe të votoni masivisht, sot është dita për të vendosur për të ardhmen tuaj. Sot është dita e demokracisë, dilni e votoni masivisht. Sot isha i lumtur që  votova me votues për herë të parë. Dilni e votoni masivisht“, tha Basha.

Më herët të drejtën e votës e ka ushtruar dhe Presidenti Ilir Meta, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi si dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Ora 09:02 – Policia e Shtetit: Asnjë problem gjatë dorëzimit të qendrave të votimit

Përfundoi në të gjithë vendin, dorëzimi i objekteve të përcaktuara si Qendra Votimi, të cilat ishin marrë në ruajtje që prej mbrëmjes së djeshme. Punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e Qendrave të Votimit, nuk kanë konstatuar asnjë problem. Dorëzimi i Qendrave të Votimit ka filluar që prej orës 06:00 të mëngjesit të datës 25.04.2021, sipas të gjitha kërkesave ligjore, duke i dorëzuar me proces-verbalet përkatëse të lëshuara nga komisionet e votimit. Të gjitha objektet zgjedhore që do të shërbejnë si Qendra Votimi, të cilat ishin marrë në ruajtje nga shërbimet e policisë janë dorëzuar në rregull dhe pa probleme mëngjesin e sotëm, nga ana e punonjësve të policisë, dhe janë marrë në dorëzim nga komisonet përkatëse. Marrja në ruajtje e Qendrave të Votimit ditën e djeshme dhe dorëzimi i tyre mëngjesin e sotëm është raportuar në kohë reale nga punonjësit e Policisë, te grupet e drejtimit në DVP dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nëpëmjet një aplikacioni të posaçëm. Punonjësit e policisë, pas dorëzimit të qendrave të votimit janë grumbulluar në ambientet e përcaktuara për punonjësit e policisë gjatë procesit zgjedhor, të gatshëm për të ndërhyrë në rast se nga ana e komisioneve të votimit kërkohet ndihma e policisë.

Ora 08:55 – Albin Kurti voton në Shqipëri: Sot ditë demokracie, qytetarët të respektojnë atdheun

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka votuar sot në Shqipëri për shkak se disponon pasaportë shqiptare. Gjatë një fjale të shkurtër për gazetarët pasi hodhin votën në kuti, Kurti i ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë që të marrin pjesë në votime.

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët që sot ta respektojnë atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili ka. Dita është e bukur, e diel me diell, kështu do të jetë deri në mbrëmje. Uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin që e ka pasaportën e Republikës së Shqipërisë”, tha Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Ora 08:50 – Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca e ka nisur ditën duke parë nga afër një qendër votimi në Njësinë 10 në kryeqytet, ku zhvillohet për herë të parë votimi dhe numërimi elektronik.

Soreca pa nga afër procesin zgjedhor në këtë qendër dhe bisedoi me komisionerët për t’u informuar. Në komunikimin me ta, Soreca u shpreh se zhvillimet në Shqipëri ndiqen me interes. “Nuk dua t’ju bezdis, dua t’ju uroj suksese dhe punë të mbarë. Doja të filloja nga ky sistem i ri i votimit, ne do të jemi të pranishëm në të gjithë Shqipërinë. Ka shumë njerëz që po i ndjekin zhvillimet në Shqipëri, nuk është se dua t’ju trysnoj, por ama pak presion duhet që ta kuptoni rëndësinë e punës që keni, punë të mbarë sot”, u tha ambasadori Soreca komisionerëve në këtë qendër votimi në Njësinë 10.

Ora 08:20 – KQZ: Sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 08:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 08:00 kanë marrë pjesë 2.44% e votuesve. Sipas KQZ-së deri tani kanë raportuar 364 qendra votimi nga 5199 që janë në total.

E përkthyer në votues, bëhet me dije kanë votuar 6113 zgjedhës nga 250,527 që kanë në total qendrat e votimit që kanë raportuar pranë KQZ-së. Qarku që ka pjesëmarrje më të lartë në votime është Tirana me një pjesëmarrje 3.06 %.

Ora 08:11 – Voton kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi: Sot është dita e qytetarëve

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votën. Në qendrën e votimit tek liceu artistik “Jordan Misja”, Ruçi ka shkuar pak pas orës 08:00.

Kreu i Kuvendit pas votimit ka dhënë një prononcim për mediat duke thënë se sot është dita e qytetarëve dhe jo e politikanëve.

Sot nuk është dita e ne politikanëve, sot është dita e qytetarëve. Sot do të fitojë qytetaria ne politikanët duhet të heshtim dhe të shohim verdiktin që do të japë sovrani shqiptar për 4 vitet e ardhshme. Kushdo që do të mundohet të bëjë pis këtë proces duhet të ndëshkohet. Ajo që unë do të këshilloja që fituesi të mos ketë eufori dhe humbësi të administrojë humbjen pa panik“, u shpreh Ruçi.

Më herët ka votuar dhe Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Ora 08:00 – Në Njësinë 10, aty ku kryhet votimi dhe numërimi elektronik. Si votojnë qytetarët

Në KZAZ-në Nr.40 në Njësinë 10 në Tiranë është implementuar votimi dhe numërimi elektronik, një proces që zhvillohet për herë të parë për zgjedhjet në vendin tonë. Gazetarja Klesiana Omeri dhe operatori i Klan News kanë ndjekur nga afër procesin e votimit në këtë qendër votimi. Fillimisht bëhet identifikimi biometrik i qytetarëve të cilët do të votojnë, e më pas përzgjedhja e tyre për partinë dhe kandidatët bëhet elektronikisht në një pajisje të posaçme. Njëri prej operatorëve të kësaj pajisje ka shpjeguar për Klan News se si funksionon votimi elektronik. Sipas tij, nëse votuesi bën përzgjedhje të gabuar, pajisja elektronike mundëson kthimin pas për të bërë korrigjimin e nevojshëm. Deri më tani procesi në këtë KZAZ ka shkuar normalisht. 

Ora 07:57 – Probleme në disa qendra votimi

Prej orës 07:00 ka nisur procesi i votimi në Shqipëri, por në disa KZAZ ka pasur problematika. Sipas Klan News në disa qendra votimi ende nuk ka nisur procesi për shkak të vonesave të ndryshme. Mësohet se në KZAZ numër 19 në Dibër ka nisur me vonesë  për shkak se lista e votuesve ka pasur probleme.

Po ashtu dhe në disa qendra votimi në Malësi e Madhe, Kukës, Tropojë qendrat e votimit janë hapur me 20 minuta vonesë. Por edhe në qytete të tjera ka pasur problematika për sa i përket komisionerëve, të cilët janë ndërruar në momentin e fundit.

Ora 07:15 – Rama: Përtej partive e dasive për ne është Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka ftuar sot qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje. Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se sot të gjithë bashkë, përtej partive dhe dasive të gjithë të tregojnë se më e rëndësishme është Shqipëria.

Më tej kreu i qeverisë shton se sot është një ditë e shënuar e bashkëjetesës demokratike dhe është i bindur se Shqipëria duhet të dalë kryelartë.

Le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë“, shkruan Rama.

Ora 07:05 –  Presidenti i Republikës Ilir Meta votoi në Njësinë Nr.5

“Më në fund erdhi kjo ditë e bekuar, e mrekullueshme, edhe Zoti na ka ndihmuar sot që sovrani t’i ketë kushtet sa më të mira për ta shprehur vullnetin e tij dhe që Republika jonë të ripërtërijë themelet e saj përmes votës së lirë. Barazinë para ligjit e garanton vetëm barazia para votës. Çdo qyterar i Shqipërisë të votojë i lirë dhe me dinjitet për alternativën që beson. I ftoj të gjithë të votojnë të lirë për alternativën që besjnë por mbi të gjitha i ftoj që te ajo alternativë që besojnë të zgjedhin kandidatët më të ndershëm dhe më patriotë. Presidenti ka një axhendë që mbivendoset çdo sekondë. Sot votimi nuk është vetëm detyrim qytetar, është një akt patriotik, mbrojtja e atdheut detyrë mbi detyrat, sot atdheu mbrohet me votë dhe sjellje të qytetaruar europiane. Përpara drejt kutive të votimit. Votoni për atë që keni në mendje edhe në zemër”.

Ora 07:03 – Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi voton në Njësinë Nr.5

Ora 07:00 – Hapet zyrtarisht procesi i votimit në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet parlamentare. Në orën 07:00 të mëngjesit janë hapur qendrat e votimit në të gjithë vendin. Qytetarët do të kenë mundësi t’u drejtohen kutive të votimit deri në orën 19:00 kur dhe do të mbyllet ky proces.