Eduard Ndreca fiton garën për kreun e partisë në Lezhë

Në Partinë Socialiste vijon procesi për zgjedhjen e krerëve të strukturave lokale.

Sot është mbyllur ky proces për Lezhën, ku ka fituar Eduard Ndreca, i cili mban edhe detyrën e kreu të qarkut.Përballë tij kandidoi Taulant Malshi.

Ndreca mori 173 vota, ndërsa Malshi 65 të tilla, kurse 6 ishin të pavlefshme.

Ndreca do të drejtojë socialistët e Lezhës për 4 vitet e ardhshme.

Tv Klan