21 shtete në SHBA kanë qenë shenjestër e hakerave në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar. Ka qenë vetë qeveria federale e cila i ka informuar këto shtete se ishin pjesë e një liste ku kanë qenë të shenjëstruara nga hakerat.

Ky njoftim erdhi një vit pasi zyrtarë në Departamentin për Sigurinë në SHBA thanë se kishin qenë shenjestër e hakerave të cilët mund të kishin lidhje me Rusinë.

Associated Press publikoi listën e shteteve të cilat kanë qenë shenjestër e sulmeve të cilat disa prej tyre kanë qenë “fushëbeteja” shumë të rëndësishme politike siç është Florida, Ohajo, Pennsylvania, Virginia dhe Wisconsin. Shtetet e tjera të cilat janë informuar se kanë qenë shenjestër e hakerave janë Alabama, Alaska, Arizona, California, Colorado, Connecticut, Delaware, Illinois, Iowa, Maryland, Minnesota, North Dakota, Oklahoma, Oregon, Texas dhe Washington.

Megjithatë, fakti që këto shtete kanë qenë objektiv nuk mund të thotë se informacionet për votuesin janë ndryshuar ose kanë ndryshuar rezultatin por gjithsesi kanë rritur shqetësimet e zyrtarëve të zgjedhjeve dhe ligjbërësve.

Njoftimi i bërë dje është i pari njoftim zyrtar që konfirmon se cili shtet është në listën e atyre që kanë qenë objektiv i hakerave edhe pse zyrtarë të ndryshëm të zgjedhjeve në të gjithë vendin kishin kohë që i kërkoni qeverisë federale të bënte publike informacione nëse bëhej fjalë për ndërhyrje ose jo në sistemin zgjedhor amerikan.

/tvklan.al