Zgjedhjet presidenciale/ Franca e ndarë në dy ekstreme

Zgjedhjet presidenciale/ Franca e ndarë në dy ekstreme

14:08 24/04/2017

Franca ka dalë e ndarë në dy ekstreme nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të së dielës. Nga njëra anë ekstremi i djathtë, i Marinë Le Pen i zotuar të nxjerrë vendin nga NATO dhe Bashkimi Europian si dhe të imponojë një ekonomi të dominuar nga shteti. Në kahun tjetër të boshtit politik, francezët zgjodhën me mazhorancë qendrën liberale. Për një ekonomi të lirë, pro Bashkimit Europian me Emanuel Macron.

Në të djathtë dhe në të majtë, dy partitë që kanë qeverisur Francën gjatë 50 viteve të fundit, u përballën me një humbje të thellë. Ndëshkimi vjen në vazhdën e një stanjacioni ekonomik që ka përfshirë vendin dhe sigurinë kombëtare të brishtë.

Në raundin e parë, Emanuel Macron kryesoi me 23.9% të votave, ndërsa Marine Le Pen me 21.7%. Të gjitha partitë e mëdha të vendit i bënë thirrje elektoratit të tyre të bashkojnë votat kundër ekstremistes.

Por a mundet vërtetë të fitoje Le Pen?

Ajo u votua në zonat me papunësi të lartë dhe paga të ulëta, ku u zotua të ndalojë imigracionin dhe të rinegociojë marrëdhëniet e Francës me Bashkimin Evropian.

Macron mbizotëroi në zona ekonomikisht dinamike dhe në qytete të mëdha, si Paris dhe Bordo, ku platforma e tij pro-biznesit dhe socialisht progresive ishte në rezonancë me votuesit e arsimuar.

Por edhe ata që abstenuan nuk ishin pak. Rreth 22% e popullit francez, refuzoi të votonte të dielën dhe revoltën e tyre nuk e lanë me kaq.

Përleshjet e dhunshme me policinë erdhën nga francezët e zemëruar me të 11 kandidatët në garën presidenciale./ TV KLAN

Të ngjashme
UKT