Është java e fundit e zgjedhjeve presidenciale amerikane, e cila do të përcaktojë se kush është kandidati më i favorizuar. Megjithëse kjo garë mes dy konkurentëve kryesorë, republikanit Mit Romni dhe demokratit Barak Obama. Duket se është një nga garat më të ngushta të historisë amerikane që prej vitit 2000.

Cili do të jetë njeriu që do të drejtojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që do ketë punën më të rëndësishme të globit? Cili do jetë ai që do vendosë jo vetëm për fatet e SHBA, por në një farë mënyre edhe për fatet e gjithë globit.

Për të folur për këtë çështje në emisionin “Opinion” ishin të ftuar Grida Duma, Loreta Berhami, Dashamir Shehi, Erion Veliaj, Ralf Gjoni, Eduard Zaloshnja.

Ndërsa në pjesë e tretë të emisionit,  një intervistë me ambasadorin amerikan në Shqipëri, Arvizu./tvklan.al