Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Koha ecën shpejt dhe ne kemi shumë punë për të bërë. Kështu i është drejtuar popullit amerikan, republikani Xhorxh Bush, kësaj radhe si president i SHBA-së. Sekretarja e Shtetit të Floridas, Katherine Harris, ka shpallur dje rezultatet e rinumërimit me dorë të votave sipas të cilave, Bush kryeson me 537 vota më shumë se demokrati Al Gore. Kështu ajo shpalli si fitues të 25 vendeve kolegjiale të Floridas Xhorxh Bush.

Sipas dokumentit të nënshkruar nga Harris, Bush ka fituar 2 milion e 912 mijë e 790 vota, ndërsa Gore ka fituar 2 milion e 912 mijë e 253 vota. Ka reaguar menjëherë kampi demokrat, i cili ka deklaruar se do ta kontestojë rezultatin. Për amerikanët tani nuk është më e rëndësishme se kush është në krye, por e rëndësishme është që Amerika të paktën të ketë një president deri në Krishtlindje./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori