Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Beteja elektorale për presidencën amerikane është kthyer në një lojë e ka kush e ka, mes institucioneve gjyqësore në Amerikë. Sot gjykata e lartë, ia ka kthyer çështjen e rinumërimit dhe të rishqyrtimit, të 14 mijë votave gjykatës së Floridas, e cila duhet të vendos përfundimisht për fituesin e Shtëpisë së Bardhë.

Pas seancash të gjata gjyqësore, pas debatesh të dy kandidatëve, tani vëmendja është përqendruar në gjykatën e Floridas, e cila që nga sot pritet të jap vendimin përfundimtar. Sipas publikimit të sekretares së shtetit të Floridas, Bush ka fituar me 537 vota përpara Al Gorit, por ky vendim nuk u njoh dhe u kontestua nga demokratët, të cilët ende këmbëngulin në fitoren e kandidatit të tyre Al Gore./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori