Borrell: Të hetohen akuzat për shitblerje votash

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesve të BE-së, Josep Borrell dhe Oliver Varhelyi, këta të fundit kanë deklaruar se duhen zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR për të pasur zgjedhje të rregullta më 25 Prill.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell citoi vendimin e Këshillit Europian vitin e kaluar për nisjen e proceseve gjyqësore për personat që akuzohen për shitblerjen e votave.

Josep Borrell: Sa i përket zgjedhjeve kuptojmë që përgatitjet praktike për zgjedhjet e ardhshme janë në proces e sipër. E kemi inkurajuar kryeministrin që të ndjekë aspektet që vijnë nga rekomandimet e OSBE/ODIHR. Sa i përket çështjes së shit blerjes së votës, në raportin e fundit të KE për shqipërian theksohej rëndësia e një hetimi të shpejtë dhe transparent të akuzave për shkelje të dyshuara zgjedhore. Po kështu vendimi i Këshillit në Mars të 2020 theksojnë se nisja e proceseve gjyqësore kundër atyre që akuzohen për blerjen e votës është një nga ato çështje që duhet reflektuar në kuadrin negociues në kuadër të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë. Ky është qëndrimi zyrtar i Këshillit dhe komisionit.

Ndërkohë, eurokomisioneri Oliver Varhelyi rendit garancitë për zgjedhjet e 25 Prillit që sipas tij janë që nga reforma zgjedhore e arritur me marrëveshje mes palëve, rekomandimet e ODIHR, por edhe vëzhguesit që do të dërgohen. Varhelyi u shpreh se Komisioni Europian e konsideron plotësisht funksionale Gjykatën Kushtetuese, ndërsa për Gjykatën e Lartë tha se shpreson që të jetë e plotësuar para zgjedhjeve.

Oliver Varhelyi: Po përveç ajo që tha përfaqësuesi i lartë është që ne po i afrohemi zgjedhjeve që janë përgatitur në një mënyrë mjaft tërësore. Kemi pasur një marrëveshje mes partive parlamentare dhe jashtëparlamentare për reformën zgjedhore. Kjo reformë qe në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Kjo u vijua nga opinioni i Komisioni i Venecias. Besojmë që nga pikëpamja legjislative kjo është realizuar. Shtresa e tretë e garancisë është pjesëmarrja e vëzhguesve në zgjedhje. Ky është një element i ri dhe sjell garanci të mjaftueshme ofrohen në sistem.  Do të kemi vrojtime në terren nëse do të ndodhë një gjë e tillë se çfarë masash do të merren. Ne duam që ligji të zbatohet me fuqi të plotë dhe të shohim që të gjitha përpjekjet të bëhen nga organizatorët e zgjedhjeve për blerjen e votave. Jemi diçka që e kemi biseduar dhe Shqipëria po bën. Pyetja juaj në raport me Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese. E konsiderojmë Kushtetuesen si plotësisht funksionale. Ka numrin e gjyqtarëve për të mbajtur seancat dhe vendimet. Na mungojnë edhe dy gjyqtarë të Gjykatës së Lartë. Edhe emërimi i tyre është në rrugë e sipër. Shpresojmë që para zgjedhjeve të jenë bërë emërimet e tyre./tvklan.al