Mosdakordësimi për Reformën Zgjedhore nga palët politike deri në afatin e përcaktuar, atë të 31 Majit, ka sjellë sot reagimet e përfaqësuesve ndërkombëtar.

Pas reagimit të ambasadores së SHBA Yuri Kim, ka reaguar edhe ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca.

Në një postim në Twitter, Soreca thotë se ekzekutimi i Reformës Zgjedhore është kusht i domosdoshëm për integrimin e vendit në BE, ndërsa tha se palët politike duhet të arrijnë menjëherë në një marrëveshje.

Ekzistimi i reformës plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODHIR është kusht i domosdoshëm për të integrimin në BE. Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme dhe duhet të përfundohet tani për të filluar sa më shpejt negociatat”. /tvklan.al